Rajoni

Video/ Aksident hekurudhor në Athinë, një i vdekur, 2 të plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:59 - 16/11/21 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar në Athinë. Mediat greke shkruajnë se një makineri e specializuar për të pastruar linjat elektrike të hekurudhës, doli nga kontrolli dhe u përplas me një tren pasagjerësh.

Si pasojë e aksidentit një punëtor 41-vjeçar humbi jetën ndërsa dy punëtorë të tjerë mbetën të plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi në linjën 1 në orën 04:05, kur makinës speciale iu thyen frenat dhe për pasojë filloi të lëvizte në mënyrë të pakontrolluar përpara se të përplasej përfundimisht me një tren në stacionin Agios Nikolaos. Tre punëtorët u detyruan të hidheshin në hekurudhë përpara përplasjes, ndërsa fatkeqësisht një prej tyre humbi jetën./Opinion.al

Pas