Kronikë

Video/A kam plumba në kokë?Momenti kur Blerim Preçi del nga makina i traumatizuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:59 - 15/05/22 |
Opi Nion

Ndërsa atentati ndaj 28-vjeçarit Blerim Preçi një ditë më parë në Lezhë mbetet i pazbardhur, në media publikohen  të tjera momente që shoqërojnë këtë ngjarje.

Një video e bërë publike, tregon reagimin e parë të Preçit, i cili ndërsa ka zbritur nga makina së bashku me kushëririn e tij, duket i ngarkuar psikologjikisht dhe i paqartë nëse ndonjë prej plumbave e ka prekur.

“A nuk kam plumba në kokë”, kështu i është drejtuar Preçi një qytetari rastësor që ka ndaluar në vendngjarje, ndërsa ky i fundit i thotë: “Ik shko futu te lokali’.

28-vjeçari nga Miloti, i cili sapo ishte kthyer nga Belgjika u hodh nga makina kur kuptoi që po i bëhej atentat. Ai u qëllua nga një automjet “Audi”, ndërsa në vendin e ngjarjes u sekuestruan rreth 15 gëzhoja. Autoritetet do të analizojnë edhe kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë të cilat mendohet se kanë filmuar makinën e autorëve./Opinion.al

Pas