Aktualitet

Video/4 viktima e 10 të plagosur rëndë nga aksidentet, Shkak parakalimet dhe…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:58 - 15/11/21 |
Opi Nion

Përgjatë javës që lamë pas janë regjistruar 46 aksidente rrugore në vend, ku 4 persona kanë humbur jetën 10 persona janë plagosur rëndë, ndërsa 57 persona të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta.

Policia bën me dije se nga analiza e kryer për të përcaktuar shkakun e ndodhjes së këtyre aksidenteve kanë rezultuar disa faktorë si: parakalimet e gabuara, mospozicionimi i rregullt në karrexhatë, mosrespektimi i distancës së sigurisë dhe tërheqja e vëmendjes nga drejtimi i mjetit.

Kështu, Policia e Shtetit bën me dije se vijon me kontrollet e shtuara në të gjithë vendin, në rrugët urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 11.556 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Vetëm javën e kaluar janë arrestuar 64 shoferë, janë pezulluar 341 patenta si dhe janë vendosur 11.556 gjoba në të gjithë vendin./Opinion.al

Pas