Politikë

Vettingu në Polici/ Presidenca i përgjigjet Lleshajt me videon e Ramës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:47 - 14/07/20 |
Opi Nion

Komisioni i Sigurisë Kombëtare rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta, që ktheu për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për Vetingun në Polici, Gardë e SHÇBA, e argumentin se favorionte drejtuesit dhe ishte i varur nga politika.

Pas këtij vendimi, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka kërkuar presidentit Meta që të sqarojë se ku bazohej ai kur shprehte dyshimet që policia mund të përdorej për qëllime elektorale nga ana e mazhorancës.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidencës. Zëdhënësi i këtij institucioni, Tedi Blushi, ka publikuar videon ku kryeministri Edi Rama deklaron në fushatë elektorale se punonjësit e policisë pas punë të dalin dhe të mbledhin vota për PS.

Krahas videos, Blushi shkruan “Një kujtesë për z.Lleshaj!  Policia e Shtetit nuk mund të mbahet peng i vetting-ut selektiv për t’i bërë fushatën partisë!”/ Opinion.al

Pas