Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vetting” edhe për bizneset. Do krijohet sistemi që do gjurmojë pasuritë e tatimpaguesve

2018/08/10 at 9:53 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
“Vetting” edhe për bizneset. Do krijohet sistemi që do gjurmojë pasuritë e tatimpaguesve

Kontrolli i faturave, tatimet do ndërtojnë sistemi të ri për të ulur evazionin dhe gjurmuar pasuritë e tatimpaguesve, hapet tenderi 15 mln euro…


Tatimet do të përmirësojnë modulin e menaxhimit të kontrollit të faturimit, i cili do t’i mundësojë Administratës Tatimore që përmes internetit të ketë një pasqyrë të qartë në secilën llogari. Kjo eliminon evazionin fiskal dhe kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit të tatimpaguesve për të paguar tatimet, duke rezultuar kështu në një financim të drejtpeshuar të shpenzimeve publike. Një modul i këtij sistemi parashikon gjithashtu gjurmimin e pasurisë së tatimpaguesve.

Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit (AKSHI) ka hapur një tender, përfituesi i të cilës do të jeë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Qëllimi i tenderit është krijimi i Sistemit të Menaxhimit dhe Kontrollit të Faturave (MKF), që është një grup i procedurave dhe mjeteve ligjore, organizative dhe teknike, qëllimi kryesor i të cilave është kontrolli i transaksioneve me pagesa me para në dorë dhe pagesa me para jo cash.

Fondi limit është 1.87 mld lekë (rreth 15 milionë euro) do të financohet gjatë viteve 2018- 2022 nga fondet e Buxhetit të Shtetit.

Projekti përfshin Shërbimet e konsulencës (Sistemi i evidentimit dhe ndjekjes së transaksioneve me para në dorë;.Kontrolli tatimor i tatimpaguesve në sistemin e pagesave me para në dorë; Sistemi për menaxhimin e riskut për pagesa me para në dorë; Krijimi, regjistrimi dhe ndjekja e transaksioneve jo cash.; etj) si dhe krijimin e Softuerit (programit) dhe infrstrukturës.

Softueri do të mundësojë:
– krijimin e sistemit për evidentimin dhe ndjekjen e transaksioneve me para ne dore;.
– Kontrolli tatimor i tatimpaguesve në sistemin e pagesave me para ne dore;
– Sistemi për menaxhimin e riskut për pagesa me para në dore;.
– Krijimi, regjistrimi dhe ndjekja e transaksioneve jo cash;
– Pasuria e tatimpaguesve;
– Regjistri i tatimpaguesve me degët e tatimpaguesve.

Synimi i këtij projekti është “Krijimi i një sistemi të mbikëqyrjes në kohë reale të pajisjeve fiskale që operojnë me para në dorë dhe atyre jo cash, në mënyrë që të ulet evazioni fiskal dhe mashtrimi tatimor. Qëllimi përfundimtar i këtij projekti është rritja e të ardhurave buxhetore dhe zbatimi i kontrollit efektiv mbi transaksionet cash dhe jo cash në Republiken e Shqiperise”, sipas dokumentacionit të tenderit.

Si do gjurmohen pasuritë e tatimpaguesve
Një element i tenderit është gjurmimi i pasurive të tatimpaguesve. “Qëllimi i këtij nënsistemi “Pasuria e tatimpaguesit” është të krijojë një sistem unik për monitorimin e pasurisë së tatimpaguesve, parandalimin e evazionit fiskal, rritjen e efikasitetit të mbledhjes së tatimit dhe automatizimin, përmirësimin dhe shumëllojshmërinë e procesit të mbledhjes së tatimit nga pasuria”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Sipas kërkesave, rezulton se tatimorët do të arrijnë të marrin informacion real për pasuritë e tatimpaguesve, pasi ofertuesi duhet të krijojë “Katalogun e pasurisë të tatimpaguesit” si dhe një “Regjistër Qendror gjithëpërfshirës i Pasurive te Patundshme”. Në të do të përfshihet regjistrimi i ndërtesave dhe të tokës dhe pronarëve të tyre në Republikën e Shqipërisë. “Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme duhet të përcaktohet në mënyrë të tillë që një pjesë e të dhënave të pandryshuara të patundshmërive të përcaktohet si një njësi e veçantë që automatikisht do të lidhet me regjistrin e tokave me qëllim të marrjes së të dhënave të pasurive të paluajtshme”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme ndër të tjera duhet të sigurojë një model transaksional të shitësve dhe të blerësve të pronave, vlerës së pasurive të paluajtshme dhe burimit të fondeve të blerjes së pronës.

Sistemi aktual i vjetëruar, financat tentuan më herët të jepnin TVSH-në me koncesion
Sistemi aktual i pajisjeve fiskale në DPT (Platforma Nexus) përdoret nga Drejtoritë Rajonale Tatimore, nga shoqëritë e autorizuara si dhe nga tatimpaguesit. Ky sistem është instaluar në DPT më datën 01.06.2010 ku të dhënat financiare kryhen nëpërmjet transmetimeve të raporteve tatimore ditore “Z” i cili vazhdon deri në ditët e sotme. Para kësaj date, transmetimet nga pajisjet fiskale kryheshin 1 herë në muaj.

Aktualisht pajisjet fiskale transmetojnë të dhëna në sistemin qendror nëpërmjet GPRS, në fund të ditës së punës, thuhet në dokumentet e tenderit. Sistemi aktual është i centralizuar. Gjithashtu sistemi nuk identifikon kuponin në kohë reale, por transmeton vetëm totalin e xhiros dhe numrin total të kuponëve të printuar nga çdo pajisje fiskale një herë në ditë. Mungon një analize e detajuar për menaxhimin e riskut dhe kontrollit, nuk identifikon faturat e lëshuara në mënyrë elektronike biznes-biznes dhe faturat me blloqe ngaqë nuk deklarohen shitësi dhe blerësi, elemente këto të domosdoshme për procesin e punës së DPT-së.

Sistemi aktual ka shumë probleme, thuhet në dokumentet e tenderit. Ai nuk jep të drejta për organin tatimor për fiskalizimet apo çfiskalizimet, kasat e reja dhe ekzistuese apo adresat, aktualisht e bëjnë vetëm shoqëritë e autorizuara. Sistemi aktual nuk ka modulin e hartës dixhitale ku të lokalizohen pajisjet fiskale. Sistemi nuk menaxhon ndërhyrjet e teknikëve të autorizuar dhe të japë të drejtat e ndërhyrjes apo roleve. Kasat fiskale kanë transmetuar shume raporte me mospërputhje vlerash, janë disa prej problemeve.

Disa vjet më parë, Ministria e Financave tentoi të jepte me koncesion mbledhjen e TVSH-së, që përfshinte ndër të tjera dhe zëvendësimin e sistemit Nexus dhe pasijeve fiskale, projekt që u la, pas kundërshtimeve të FMN-së.

Çfarë do të arrijë sistemi i ri:
Sistemi i përmirësuarduhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të përfshijë transaksionet B2C dhe B2B;·

Duhet të jetë më e lehtë dhe më e shpejtë për konsumatorët që të kontrollojnë nëse pranimi ka kaluar verifikimin (skanimi i kodit QR me telefonin celular – të gjitha të dhënat shfaqen) ;·

Duhet të përfshijë transaksione jo cash, d.m.th. pagesa nga një llogari bankare në tjetrën, por edhe pagesa të bëra nga modele të reja duke përdorur monedhën virtuale dhe kripto, të cilat nuk janë të kontrolluara nga institucionet financiare dhe si të tilla i japin anonimitet paguesit;·

Duhet të mundësojë ndjekjen e afateve të pagesës në kuadër të transaksioneve B2B dhe kështu të shërbejë si një mekanizëm rregullator për Direktivën e Pagesave me vonesë në Transaksionet e Biznesit;·

Do të mundesojë plotesimin automatik të formularëve që tatimpaguesit (psh. librat e shitjes dhe blerjes, apo te parambush fusha të caktuara te deklarates se TVSH) duhet të dorezojnë pranë autoriteteve tatimore;·

Duhet të mundësojë monitorim më të mirë të të gjithë tatimpaguesve dhe auditimit të synuar, zvogëlimin e kostove administrative dhe rritjen e efikasitetit të Administratës Tatimore;·

Duhet të lejojë një zvogëlim të numrit të formularëve që tatimpaguesit duhet të paraqesin me autoritetet tatimore sepse raportet duhet të jenë të mundshme për të gjeneruar automatikisht nga sistemi – një kosto më të ulët tatimpaguesi administrative;·

Duhet të ofrojë të dhëna më të mira për prodhimin e raporteve statistikore dhe vlerësimin e efekteve të rregulloreve;·

Në rastin e pagesës jo cash, duhet të jetë më e lehtë të mbahen gjurmët e parave, ose nëse një transaksion është realizuar në të vërtetë ose është fiktiv vetëm për të zvogëluar detyrimin tatimor;·

Me përpunimin e të dhënave (në varësi të sasisë së të dhënave që do të dorëzohen në AT – mund të jenë specifike për një sektor ose mallra luksoze) duhet të jetë më e lehtë për të përcaktuar çmimet e tregut, d.m.th. Nëse çmimet e transaksionit raportohen mbi parimin e paanshëm ose transaksionet nuk janë të vërteta (transaksione fiktive);·

Duhet të jetë e mundur të reagohet më shpejt në rast të mashtrimit dhe të ketë kontroll më të mirë të TVSH-së;·

Në transaksionet B2B, duhet të jetë e mundur që blerësi të përcaktojë menjëherë nëse furnizuesi është me të vërtetë një pagues tatimor i TVSH-së apo jo;·

Duhet të ketë më pak mundësi të manipulimit të të dhënave;· Të dhënat duhet të dorëzohen në kohë reale; ·

Duhet të ketë kontroll më të mirë dhe krahasim të të dhënave;·

Blerësit (qytetarët) duhet të kenë mundësinë për të marrë pjesë drejtpërdrejt në luftën kundër ekonomisë informale, duke kontrolluar vërtetimin e arkëtimeve nëpërmjet QR kodi;·

Duhet të jetë e mundur të bëhet auditimi i synuar, duke mundësuar veprime të shpejta (ndalimi i punës deri në heqjen e parregullsive, urdhrat për kundërvajtje etj.);·

duhet të rezultojë në një sistem më modern me një gamë më të gjerë të përdorimit, veçanërisht në aspektin e pagesave pa para në dorë dhe monedhës së re virtuale;·

Duhet të jetë e mundur të krijohet një tablo më e gjerë e pajtueshmërisë së tatimpaguesve;·

Duhet të jetë e mundur që menjëherë të kontrollohen elementet e faturës dhe nëse TVSH-ja e ngarkuar është në përputhje me ligjin;·

Debat publik
“Pas hartimit të një propozimi të ri legjislativ, Ministria e Financave dhe Ekonomise dhe Administrata Tatimore do të zhvillojë një dëgjim publik për të mbledhur mendime nga palët e interesuara, d.m.th. të të gjitha palëve të interesuara të cilët do të jenë të detyruar të zbatojnë një model të ri, siç janë qytetarët, subjektet juridike, sipërmarrësit, shoqatat e sipërmarrësve, shoqatat e bankave, dhomat e tregtisë, organizatat, përfaqësuesit e sektorit të TI-së etj. Ofertuesi duhet të ndihmojë MFE dhe Administraten Tatimore (AT) me sqarime dhe përgjigje për pyetjet e mundshme të palëve të interesuara”, thuhet në dokument. /Monitor/

 

Etiketa: biznesetsistemi qe do gjurmoje pasurite e tatimpaguesvevetting


Ju sugjerojmë

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Gafa e Trump: Ndalova luftën në Shqipëri

12 Shtator, 2025 10:53 pm
Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon
Bota

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon

12 Shtator, 2025 10:12 pm
Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
Bota

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

12 Shtator, 2025 9:30 pm
Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
Bota

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

12 Shtator, 2025 8:51 pm
Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar
Bota

Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar

12 Shtator, 2025 7:58 pm
Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
Kryesore

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

12 Shtator, 2025 7:17 pm
Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë
Kryesore

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë

12 Shtator, 2025 6:55 pm
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit
Politikë

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

12 Shtator, 2025 6:19 pm
Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
Kryesore

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

12 Shtator, 2025 5:48 pm
Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit
Politikë

Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit

12 Shtator, 2025 5:20 pm
Para
Tmerr! Partnerja e shqiptarit vret foshnjen e porsalindur, e fut në qese plastike

Tmerr! Partnerja e shqiptarit vret foshnjen e porsalindur, e fut në qese plastike

AKU aksion në zonat bregdetare, ndalohen disa furgonë që tregtonin qumësht e mish jashtë standardeve

AKU aksion në zonat bregdetare, ndalohen disa furgonë që tregtonin qumësht e mish jashtë standardeve

Zbardhen detaje të reja, ja si u krye ekzekutimi në Shkodër

Zbardhen detaje të reja, ja si u krye ekzekutimi në Shkodër
















TE FUNDIT

Gafa e Trump: Ndalova luftën në Shqipëri

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
12 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump përsëriti sërish të njëjtin lapsus teksa përmendte luftërat që ai pretendon...

Lexo më shumë

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon
12 Shtator, 2025

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me një shumicë dërrmuese miratimin e një deklaratë e cila i hap...

Lexo më shumë

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
12 Shtator, 2025

Karabinierët arrestuan një burrë 50-vjeçar në San Lazzaro di Savena, Bologna, me akuzën e tentativës së vrasjes së rëndë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
12 Shtator, 2025

Izraeli hodhi poshtë sot “Deklaratën e Nju Jorkut” për një shtet palestinez, e miratuar me shumicë dërrmuese nga Asambleja e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com