Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetingu, ja kur nis zbatimi. Pritet të ikin 80 gjyqtarë e prokurorë

2016/08/31 at 12:47 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tiranë, 13 vjeçarja padit njerkun: Më ngacmon seksualisht

Me miratimin e ligjit të vetingut, i gjithë gjyqësori pritet të reformohet. Për këtë arsye do të ngrihen disa organe të posaçme, ku dy më kryesorët janë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegjit i Apelimit.


Këto janë dy organet e reja që do të kalojnë në sitë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që do të duan të vijojnë të jenë pjesë e gjyqësorit.

Në ndihmë të këtyre dy organeve vendosen një sërë organesh të tjera, që do të kenë detyra specifike.

Ligji i vetingut për shkak të emergjencës, nuk do të ketë afatin 15-ditor për të hyrë në fuqi, por ai bëhet detyrues menjëherë pas miratimit në Parlament dhe publikimit në Fletoren Zyrtare.

Dy organet thelbësore të vetingut, me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë, i quajtur Operacion Ndërkombëtar i Monitorimit, do të kalojnë në sitë gjyqtarët dhe prokurorët në bazë të tre komponentëve; vlerësimit të pasurisë dhe burimeve të krijimit të saj, pastërtisë së figurës ose lidhjeve me elementë të krimit dhe vlerësimi i aftësive profesionale.

Gjyqtarët që nuk do të pranojnë t’i nënshtrohen procesit të vetingut automatikisht përjashtohen nga sistemi i ri i drejtësisë. Ndërkohë, ekspertët ndërkombëtarë kanë bërë një parashikim fillestar, që sipas tyre shkon në minimalisht 100 të larguar me nisjen e procesit.

Ngritja e organeve

Brenda 30 ditëve, ligji ngarkon Këshillin e Ministrave që t’i sigurojë zyra dy organeve të vetingut, në mënyrë që të bëhet i mundur procesi.

“Ngarkohet Këshilli i Ministrave, që 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të marrë masat e nevojshme për të pajisur me zyrë institucionet e rivlerësimit, si dhe të krijojë kushtet e nevojshme të punës për zbatimin e gjithë kërkesave të këtij ligji”, thuhet në aktet kalimtare të ligjit të vetingut.

Ndërkohë, pas 30 ditësh nga krijimi i institucioneve të vetingut, Komisionit të Kualifikimeve dhe Kolegjit të Apelimit, bëhet mbledhja e gjyqtarëve dhe mbledhja e komisionarëve publikë, që kanë për detyrë të miratojnë rregullat për funksionimin e mëtejshëm.

“Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga krijimi i institucioneve të rivlerësimit, mbledhja e anëtarëve të Komisionit, mbledhja e gjyqtarëve dhe mbledhja e komisionarëve Publikë, kanë detyrimin të miratojnë rregullat për veprimtarinë e institucioneve përkatëse të rivlerësimit.

Procedura për zhvillimin e shortit të përcaktuar në nenet 10 dhe 11 të këtij ligji miratohet sipas rastit, me vendim të mbledhjes së anëtarëve të Komisionit ose të gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit”, thuhet në nenin 65 të ligjit.

Po ashtu, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Shkolla e Magjistraturës duhet të miratojë rregullat dhe proceduat për testimin e gjyqtarëve. “Për efekt të zbatimit të këtij ligji, ngarkohet Shkolla e Magjistraturës të organizojë një konkurs jashtë radhe për pranimin e 25 kandidatëve për magjistratë, përkatësisht për secilin vit akademik 2016 – 2017 dhe 2017–2018”, parashikohet në ligj.

Largimet masive

Jo të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët do të pranojnë t’i nënshtrohen vetingut. Ata që kanë kryer korrupsion, kanë lidhje me krimin, apo kanë dështuar në punën e bërë prej tyre, ata do të largohen nga sistemi, pa nisur vetingu.

Ekspertët e huaj, në një prej mbledhjeve të komisionit ku është diskutuar ky ligj, kanë parashikuar largimin e rreth 80 gjyqtarëve.

Kjo shifër është bazuar në atë se çfarë ka ndodhur në shtete të tjera. Por, kjo shifër është minimale duke e ditur se korrupsioni në gjyqësorin shqiptar është galopant. “Edhe në Kosovë 10% dhanë dorëheqjen. Nëse marrim me mend që edhe në sistemin tonë numri i të dorëhequrve do të jetë 10%, atëherë 10% do të largohen, pra nga 800 njerëz do të largohen 80, të cilët do të na duhet t’i zëvendësojmë.

Pra, 3×25 do të jetë numri i cili do të na plotësojë kapacitetet që do të na mungojnë”, është shprehur përfaqësuesi i BE në Komision, David Deville. Por, pavarësisht se gjyqtarët e korruptuar nuk do të mund të japin më vendime në institucionet gjyqësore, atyre nuk u mohohet puna në administratën shtetërore.

 



Ju sugjerojmë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Para
Video/ Ky është jahti më i veçantë në botë…

Video/ Ky është jahti më i veçantë në botë...

Pamje nga ajri/ Parcela të pafundme me drogë

Pamje nga ajri/ Parcela të pafundme me drogë

Video/ Kësaj foshnjeje i veshin kostume të pazakonta teksa fle

Video/ Kësaj foshnjeje i veshin kostume të pazakonta teksa fle

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
22 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së...

Lexo më shumë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com