Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetingu i politikanëve, Bardhi: Llumi i tranzicionit është shqetësuar

2021/10/23 at 6:42 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncon Bardhi: Patronazhisti i PS, trafik droge për blerjen e votave

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi përmes një publikimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me nismën e opozitës për vetingun në politikë.


Duke hedhur akuza për mazhorancën dhe Kryeministrin, Bardhi shprehet se ai është shqetësuar nga kjo nismë e propozuar nga PD.

“Llumi i tranzicionit, me Edi Ramën në krye, është shqetësuar shumë nga vettingu i politikanëve, i propozuar nga Partia Demokratike. Vettingun e politikanëve nuk mund të bëjë politika. Vettingun e politikanëve duhet ta bëjnë institucionet e pavarura. SPAK është organ kushtetues, me mision dhe përgjegjësi kushtetutese, për të luftuar korrupsionin në nivelet e larta dhe lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Ky mision i është besuar me konsensus, me 140 vota në Parlament. Pra, të drejtën për të kontrolluar politikanë e ka edhe sot, por thjesht fshihet dhe nuk vepron, për shkak se nuk ka një mekanizëm që ia bën të detyrueshëm kontrollin për të gjithë, pa asnjë dallim, pa asnjë përjashtim. Deri më sot, SPAK është fshehur duke bërë sikur nuk sheh e dëgjon atë që shohin dhe dëgjojnë shumica dërrmuese e qytetarëve të ndershëm shqiptarë: pasurimin e paligjshëm të politikanëve në kurriz të interesit të qytetarëve dhe lidhjen e politikanëve me krimin e organizuar. Nëpërmjet propozimit të PD, SPAK-ut i hiqet çdo mundësi të bëjë sikur nuk sheh dhe dëgjon atë që shohin dhe dëgjojnë qytetarët. Duke i dhënë një mekanizëm të detyrueshëm kontrolli, që mund të shërbejë më pas edhe si një e dhënë për ndëshkimin penal të atyre që zbulohet se kanë kryer një vepër penale gjatë ushtrimit të funksionit publik, SPAK ka detyrimin ligjor që të veprojë ndaj kujtdo”, shkruan Bardhi.

Më tej ai shprehet se çdo alibi e përdorur për të kundërshtuar këtë nismë, ka për qëllim vendosjen e pandëshkueshmërisë në radhët e zyrtarëve të lartë edhe për 30 vite.

“Të gjitha alibitë që përdoren sot për të kundërshtuar propozimin e PD janë përdorur këto 30 vite sa herë që propozohet një iniciativë për të luftuar korrupsionin, sa herë ndërmerret një reformë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Alibitë përdoren  vetëm për të siguruar një gjë: çimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë në radhët e zyrtarëve të lartë edhe për 30 vite të tjera. Kjo nuk është në përputhje me interesin e qytetarëve dhe pritshmërinë e tyre”, përfundon Bardhi./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Para
Kosovë, hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID

Përmirësimi i situatës, Kosova lehtëson masat kundër Covid

Video/Përplasja me armë ku mbeti i vrarë 20-vjeçari në Greqi

Video/Përplasja me armë ku mbeti i vrarë 20-vjeçari në Greqi

Rushaj: Ambasadorja Kim takoi deputetë të PD lidhur me “çështjen” Berisha

Marrëveshje me mazhorancën për ndryshimet? Rushaj: Nuk duhet parë si pazar
















TE FUNDIT

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}