Aktualitet

Vetingu, Ambasada Amerikane: Sigurohemi që organet të respektojnë ligjin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:51 - 09/10/20 |
el ida

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka shfaqur edhe një herë angazhimin për vijimin e procesit të vetingut në vendin tonë.

Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, përfaqësia diplomatike amerikane deklaron se dy vendet e tyre në organet monitoruese, janë siguri për respektimin e ligjit.

“Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim. Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të vetingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vetingut të respektojnë ligjin”, thuhet në publikimin e Ambasadës./Opinion.al

Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe…

Publiée par U.S. Embassy-Tirana sur Vendredi 9 octobre 2020

Pas