Kronikë

 Kanabis pranë stanit/Pranga 44-vjeçarit, nën hetim dy kryepleq


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:20 - 09/10/20 |
el ida

Një 44-vjeçar në fshatin Tërpan të Skraparit ka rënë në prangat e policisë nën akuzën e tentativës së kultivimit të lëndëve narkotike. Ndërkohë në gjendje të lirë po procedohen edhe dy kryepleq për moskallëzim të krimit.

Policia njofton se ka konstatuar bimë narkotike cannabis sativa të kultivuara në territorin e fshatit Tërpan.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin:

Sh. S., 44 vjeç, banues në fshatin Teman, Poliçan, pasi në afërsi të stanit të tij në fshatin Tërpan, u gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Teman dhe B. L., 52 vjeç, banues në fshatin Tozhan, të dy me detyrë kryeplak, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale Moskallëzim krimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. S., 41 vjeç dhe A. S., 29 vjeç., të dy banues në fshatin Teman, për veprën penale “Moskallëzim krimi”./Opinion.al

Pas