Rajoni

Vetëvendosje e dërgon në Kushtetuese presidentin Thaçi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:26 - 22/06/20 |
Opi Nion

Lëvizja “Vetëvendosje” ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe të komunës së Mitrovicës së Veriut. Kërkesa është dorëzuar nga grupi parlamentar i kësaj partie.

“Nga gjashtë shkurti i këtij i viti, qytetarët e Komunës së Besianës vazhdojnë të privohen nga e drejta e tyre e përcaktuar me Kushtetutë për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre si kryetar të Komunës, si dhe për të pasur qeverisjen lokale që e kanë zgjedhur përmes zgjedhjeve të lira, me justifikimin se ato rrezikojnë shëndetin publik. Dje u organizuan zgjedhjet e Serbisë në Kosovë dhe me këtë rast ky justifikim ka rënë poshtë plotësisht”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Sipas kësaj partie, përgjegjësia kushtetuese dhe ligjore e presidentit, është caktimi i datës së zgjedhjeve në afatet e përcaktuara me ligj.

Përkundër që në Kosovë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, është shtyrë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë në dy komuna të saj, në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut, autoritetet e Kosovës, kanë lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në mjediset me shumicë serbe në Kosovë.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë më 19 qershor, Zyra e presidentit të Kosovës, ka deklaruar që presidenti në mënyrë të vazhdueshme po e përcjellë ecurinë e gjendjes së krijuar me pandeminë dhe në konsultim me KQZ-në dhe institucionet shëndetësore, respektivisht IKSHPK-në, varësisht prej rrethanave, do ta marrë vendimin e duhur.

Zgjedhjet për kryetarë të komunave të Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut janë të domosdoshme për shkak se kryetarët e mëparshëm të këtyre komunave, Agim Veliu dhe Goran Rakiq, janë bërë pjesë e ekzekutivit./REL

Pas