Rajoni

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 9 viktima në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:05 - 22/06/20 |
Opi Nion

Koronavirusi vijon të marrë jetë në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 9 persona të prekur me Covid-19.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në shtetin fqinj, 5 nga viktimat janë nga Shkupi, 2 nga Tetova, 1 nga Ohri dhe 1 nga Gostivari.

Po ashtu, raportohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 90 raste të reja, pasi janë kryer 665 testime.

Deri tani, në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 5196 persona të prekur me koronavirus, nga të cilët 247 kanë ndërruar jetë, ndërsa 1974 janë shëruar./ Opinion.al

Pas