Një 19-vjeçare është vetëhelmuar në Elbasan. Sipas uniformave blu, shtetasja E.P., 19 vjeçe është gjetur në banesë në gjendje të rëndë dhe është transportuar në Tiranë.
“Më datë 17.06.2022, në lagjen “5 Maji” Elbasan, është gjetur në banesë, dyshohet e vetëhelmuar, shtetasja E. P., 19 vjeçe, e cila ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore”, raporton policia. Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al