InstaBIZ

“Më ka prekur jashtë mase”, Nik Xhelilaj paska bërë për të qarë regjisoren


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:59 - 17/06/22 |
Opi Nion

Sabina Kodra, regjisorja dhe producentja e njohur ishte e ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan për një intervistë, një nga të paktat në të cilat mund ta shohësh.

Në pyetjet e lidhura me karrierën e saj 21-vjeçare në kinematografi, asaj iu kërkoua që të zgjidhte dy emra, një të vjetër e një të ri, të cilët i konsideron yje të kinematografisë shqiptare. Për emrin e parë, Sabina nuk hezitoi aspak.

Sabina Kodra:Vangjush Furrxhiu. E kam pasur edhe pedagog dhe kam pasur një lidhje shpirtërore me profesorin, të jashtëzakonshme. Karriera e tij mbyll shpejt, mendoj që kishte mundësi të jepte edhe më tepër, por ai u tërhoq dhe nuk kishte mundësi të luante, por filtrat e tij aktorialë ishin të niveleve që unë shumë rrallë më pas i kam parë gjatë këtyre 21 viteve dhe kur i shikoj atë stof aktorial, them uau, prekem shumë.

Me gjithë dëshirën për të zgjedhur një aktore të re, Sabina e pati tejet të vështirë derisa shqiptoi një emër jo pak të njohur aktori.

Sabina Kodra:Do zgjedh prapë një aktor, është Nik Xhelilaj, më pëlqen shumë. Është një djalë shumë puëntor. Më pëlqen mënyra si e ka rritur veten në karrierë, mënyra si punon. Më pëlqejnë rolet e tij, sidomos tek “Shqiptari”, unë e kam parë dhe ua sa kam qarë në sallë, më ka prekur jashtë mase. Mund të dukem kështu e fortë, por…/ Tv Klan

Pas