Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vështirësitë e studentëve afrikanë për t’u larguar nga Ukraina

2022/03/03 at 5:12 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vështirësitë e studentëve afrikanë për t’u larguar nga Ukraina

Disa shtetas afrikanë që po përpiqen t’i largohen luftës në Ukrainë thonë se kanë hasur në vështirësi për të dalë nga vendi. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Betty Ayoub, bisedoi me një student të mjekësisë nga Liberia, i cili rrëfen eksperiencën e tij në kufirin Ukrainë-Rumani.

Studentët afrikanë janë ndër njerëzit e shumtë që po përpiqen të largohen nga Ukraina drejt Polonisë, Rumanisë dhe vendeve të tjera fqinje.

I lindur në Liberi, Augustine Akoi Kollie studionte për mjekësi në qytetin jugperëndimor ukrainas Ternopil. Ai la banesën e tij të shtunën për të filluar një udhëtim gjashtë orësh me taksi dhe më këmbë drejt kufirit jugor me Rumaninë. Në pikën kufitare, ai qëndroi në radhë gjithë natën në temperatura shumë të ftohta, përpara se t’i lejohej hyrja në Suceava të Rumanisë.

Autoritetet ukrainase trajtojnë me prioritet gratë dhe fëmijët ukrainase, por jo të huajt që përpiqen të largohen.

“Edhe kur je në radhë, nëse vjen një ukrainas, duhet të hapësh krahun dhe ta lësh të dalë përpara. Është dimër në Ukrainë. Ishte shumë ftohtë. Duart, këmbët, gjithçka ishte mpirë nga i ftohti. Disa studentë humbën ndjenjat. Pa strehë, pa ushqim, duhet ta siguronim çdo gjë vetë”, thotë zoti Kollie.

Pati edhe veprime agresive, të filmuara nga një shok i tij ndërsa ishin duke pritur. Në një xhirim shfaqen disa burra me uniformë në anën ukrainase të kufirit duke shtyrë njerëzit e ulur në tokë, që zoti Kollie thotë se janë studentë të huaj. Nuk është e qartë nëse personat me uniformë janë roje kufitare ukrainase.

Në Twitter është krijuar hashtagu #AfricansinUkraine me filmime dhe mesazhe që akuzojnë për keqtrajtim të afrikanëve që përpiqen të largohen nga Ukraina.

Chizoba Okwor, një nigeriane që banon në Nju Jork ka shpërndarë disa nga këto video në blogun e saj për afrikanët në diasporë.

“Që kur filloi sulmi, janë përpjekur të largohen nga zona e luftës drejt vendeve më të sigurta si Rumania, Polonia etj.

Por ka rezultuar tepër e vështirë për ta sepse, ose nuk u lejohet të hipin në autobuzë dhe trena, ose edhe kur kanë arritur të hipin, i detyrojnë të zbresin”, thotë zonja Okwor.

Zyrtarët evropianë thonë se të gjithë trajtohen njësoj pasi kanë dalë nga Ukraina. Ambasadorja e Polonisë në Nigeri, Joanna Tarnawska, u tha mediave lokale se të gjithë po trajtohen njëlloj në kufi dhe se disa shtetas nigerianë janë lejuar tashmë të kalojnë në Poloni.

Në një mesazh të publikuar të martën, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, thotë se “afrikanët që përpiqen të evakuohen janë miqtë tanë dhe duhet të kenë të njëjtat mundësi për t’u kthyer të sigurtë në vendet e tyre”.

Por, drejtuesit e Bashkimit Afrikan u shprehën nëpërmjet një deklarate të hënën se janë të shqetësuar nga njoftimet se shtetasve të vendeve të Afrikës që ndodhen në Ukrainë nuk po u lejohet të kalojnë kufirin për të shkuar drejt zonave më të sigurta.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se çdo akt diskriminimi racial është i pajustifikueshëm.

Dhe Komisioni Evropian i tha Zërit të Amerikës se “së shpejti do të propozojë aktivizimin e Rregullores për Mbrojtjen e Përkohshme”, për të ndihmuar njerëzit që i largohen Ukrainës.

Augustine Kollie, studenti nga Liberia, tha se pasi hyri në Rumani, çdo gjë shkoi mirë.

“Kishin ushqim falas. Gjithçka ishte falas. Mund të merrje çfarë të nevojitej. Mund të haje çfarë të doje. Kishin edhe batanije për shkak të të ftohtit”, thotë ai.

Zoti Kollie thotë se të ardhurve u premtohet ndihmë me ushqime dhe strehim për 30 ditë. Ai i bën edhe një thirrje komunitetit ndërkombëtar.

“Këto janë kohëra të vështira për studentët në Ukrainë. Prandaj i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë me të gjitha mënyrat studentët e huaj që shkojnë për t’u strehuar në vendet evropiane. Duhet të përpiqen t’i ndihmojnë”, thotë ai.

Sipas agjensisë së OKB-së për refugjatët, mbi 1 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që kur filloi një javë më parë sulmi i Rusisë./ VOA

Ju sugjerojmë

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 Qershor, 2025 10:21 pm
“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
Aktualitet

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

30 Qershor, 2025 10:01 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
Aktualitet

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

30 Qershor, 2025 8:55 pm
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Para
Atletët rusë përjashtohen nga Lojërat Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022

Atletët rusë përjashtohen nga Lojërat Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022

Bombarduan shkolla dhe spitale, forcat ruse vranë 22 civilë në veri të Ukrainës

Bombarduan shkolla dhe spitale, forcat ruse vranë 22 civilë në veri të Ukrainës

Zelensky kërkon takim me Putin: Të flasim si burrat

Zelensky kërkon takim me Putin: Të flasim si burrat

TE FUNDIT

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
30 Qershor, 2025

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të...

Lexo më shumë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
30 Qershor, 2025

Në emisionin STOP, një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar...

Lexo më shumë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com