Bota

Venecia/Duke ecur indietro me makinë, babai shtyp vajzën 1 vjeçe e 8 muajsh



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:15 - 15/08/22 |
Opi Nion

Një vajzë një vjeçe e tetë muajshe humbi jetën pasi u përplas nga makina e drejtuar nga babai i saj, gjatë një manovre indietro në Tombelle di Vigonovo, në zonën e Venecias.
Aksidenti ka ndodhur pranë shtëpisë së familjes. Karabinierët, urgjenca një helikopter nga spitali i Padovës dhe një ambulancë ndërhynë menjehërë. Mjekët u përpoqën më kot për ta mbajtur në jetë fëmijën, por plagët kanë qenë të thella duke konstatuar vdekjen e menjëhershme.

Burri nuk e vuri re praninë e fëmijës, ndërsa karabinierët po përpiqen të kuptojnë dinamikën duke verifikuar çdo prove./Opinion.al

Pas