Bota

Vendosën flamurin e LGBT në ambasadë, Putin tallet me amerikanët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:19 - 04/07/20 |
Opi Nion

Presidenti rus Vladimir Putin ka ironizuar ambasadën amerikane në Moskë, pasi vendosën një flamur me ngjyrat e LGBT për të festuar të drejtat e këtij komuniteti.

Por sipas presidentit Putin, vendosja e këtij flamuri reflekton orientimin seksual të stafit të ambasadës. Putin tha se vendimi i ambasadës amerikane për të ngritur flamurin e LGBT “zbuloi diçka për njerëzit që punojnë atje”.

“Megjithatë nuk është punë e madhe. Ne kemi folur për këtë shumë herë, dhe pozicioni ynë është i qartë”, tha Putin, i cili ka kërkuar të distancojë Rusinë nga vlerat liberale perëndimore dhe të përafrohet me Kishën Ortodokse Ruse.

Po, kemi miratuar një ligj që ndalon propagandën e homoseksualizmit midis të miturve. Edhe çfarë? Lërini njerëzit të rriten, të rriten dhe pastaj të vendosin fatet e tyre “, ka thënë ai.

Legjislacioni parashikon parandalimin e marshimeve të komunitetit LGBT. Putini tha gjatë fushatës për të ndryshuar kushtetutën se ai nuk do të lejonte që nocioni tradicional i një nëne dhe babai të zhvishej nga ato që ai i quante “prindi numër 1” dhe “prindi numër 2”.

Të Premten, kreu i Unionit të Grave të Rusisë, Ekaterina Lakhova i tha Putinit se kishte frikë se një akullore me emrin e markës ‘Rainboë’, si dhe reklamat e tjera me shumë ngjyra, mund të përbëjnë propagandë për vlera jo tradicionale dhe kanë një efekt i dëmshëm për fëmijët./ Opinion.al

Pas