Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi përTahirin, Alibeaj:Me Ramën kryeministër drejtësi me dy standarde

2019/09/21 at 3:39 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi përTahirin, Alibeaj:Me Ramën kryeministër drejtësi me dy standarde

Përmes një deklarate për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj komentoi dënimin me shërbim prove për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.


Sipas tij drejtësia në Shqipëri vepron me dy standarde pasi Tahiri, i cili ka qenë njeriu që zbatoi planin e kryeministrit Rama për të kanabizuar vendin nuk bëri asnjë ditë burg, ndërsa shumë shqiptarë të zakonshëm bëjnë burg për asgjë dhe humbin jetën.

Ai ka vijuar fjalën e tij duke theksuar se sa jetë Rama kryeministër drejtësia shqiptare do të jetë me dy standarde. Ish-deputeti listoi disa raste kur sipas tij personat janë dënuar me burg pa bërë gjë dhe disa prej kanë humbur jetën.

Fjala e plotë e ish-deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj

Saimir Tahiri nuk do të bëjë asnjë ditë burg. Njeriu që zbatoi planin e Edi Ramës për të kanabizuar Shqipërinë në funksion të blerjes së pushtetit me paratë e drogës, nuk ndëshkohet nga drejtësia, sepse me Edi Ramën në krye të qeverisë, drejtësia ka dy standarde: Saimir Tahiri në liri, duke shijuar pushtetin, paratë dhe luksin, ndërsa shqiptarët e zakonshëm në burg, ku humbin jetën për asgjë.

Estref Halili, një 22 vjeçar nga Kolonja e Lushnjës u burgos për një cigare hashash ditën e Krishtlindjes dhe vrau veten në qelinë e burgut, ndërsa Saimir Tahiri nuk ka për të bërë as edhe një ditë burg, sepse ka mbrojtjen e Edi Ramës. Qamil Zela kryefamiljari 52 vjeçar që mezi ushqente familjen e tij, vrau veten në burg se nuk kishte 35 mijë lekë për të paguar energjinë elektrike.

17 kuksianë u mbajtën në burg më shumë se 1 vit, sepse protestuan kundër korrupsionit të Edi Ramës, që u vuri traun me 5 euro për të shkuar në shtëpi. Ky është shteti me dy standarde që ka ndërtuar Edi Rama. Liri për bashkëpunëtorët e tij në krim, burg për shqiptarët e zakonshëm dhe të pambrojtur. Me Edi Ramën nuk ka drejtësi të barabartë për të gjithë.

Ai do të vazhdojë ta vendosë drejtësinë në shërbim të politikanëve të korruptuar e të lidhur me krimin, si Saimir Tahiri, në shërbim të trafikantëve të drogës dhe krimit të organizuar, që i siguron mbajtjen e pushtetit me zgjedhje të vjedhura.

Shërbimi më i madh për drejtësinë dhe për vendin është ndarja e politikës nga krimi. Aty është burimi i të gjitha të këqijave. Pa prerë lidhjet e politikës me krimin, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi të vërtetë, më të pamundurit do të vuajnë burgjeve, ndërsa të pushtetshmit si Edi Rama dhe Saimir Tahiri, do të vazhdojnë të jetojnë në luks pa u ndëshkuar!

Etiketa: enkelejd alibeajSaimir Tahiri


Ju sugjerojmë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar
Kronikë

Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar

10 Korrik, 2026 1:18 pm
S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…
Rajoni

S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…

10 Korrik, 2026 1:15 pm
Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
Sport

Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen

10 Korrik, 2026 1:12 pm
Para
Dështoi në Shqipëri, Panucci gati të “ulet” në stolin e skuadrës greke

Dështoi në Shqipëri, Panucci gati të “ulet” në stolin e skuadrës greke

Shtypi: “Ne nuk jemi armiqtë e popullit”, Trump këmbëngul: “Ju jeni e keqja e këtij vendi”

Irani e kërcënoi me luftë, SHBA dërgon trupa në Arabinë Saudite

Tërmeti tronditi Shqipërinë, persona të lënduar dhe banesa të dëmtuara

Tërmeti tronditi Shqipërinë, persona të lënduar dhe banesa të dëmtuara
















TE FUNDIT

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
10 Korrik, 2026

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vënë në shënjestër rafineri nafte dhe objekte...

Lexo më shumë

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
10 Korrik, 2026

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka nisur një përpjekje për të koordinuar një përgjigje ndërkombëtare ndaj asaj që e...

Lexo më shumë

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
10 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po synon të vendosë kontroll mbi aktivitetin e qytetarëve në...

Lexo më shumë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
10 Korrik, 2026

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Mësohet se personat e arrestuar janë me rrezikshmëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}