Bota

Irani e kërcënoi me luftë, SHBA dërgon trupa në Arabinë Saudite


               Publikuar në : 16:02 - 21/09/19 |
Opi Nion

Ministri i Jashtë iraninan, Zariv u shpreh ditën e djeshme se shteti i tij do stabilitet në rajon, por nëse do të ishte e nevojshme Irani mund të nisë luftën me SHBA.

Pas kësaj deklarate, ka ardhur menjëherë lëvizja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mësohet se tashmë janë bërë gati planet për të dërguar trupa të armatosur në Arabinë Saudite.

Tensionet mes Iranit dhe SHBA u përkeqësua së tepërmi pas sulmit të bërë para pak ditësh ndaj mbi rafineritë e naftës së Arabisë Saudite.

Ndërkohë, lajmi për dërgimin e trupave është konfirmuar nga Sekretari për Mbrojtjen, Mark Esper, i cili deklaroi se detyrat e personelit ushtarak do të jenë “mbrojtëse”.

Numri total i ushtarëve që do të dërgohen në Mbretërinë aleate të SHBA nuk u bë publik, por vendimi u mor pasi rebelë Houthi nga Jemeni, të mbështetur nga Irani, pranuan se kishin sulmuar dy rafineri nafte javën e kaluar. SHBA dhe Arabia Saudite më herët kanë fajësuar drejtpërdrejt Iranin për këtë sulm./ Opinion.al E.Xh.

Pas