Kryesore

Vendimi për Tahirin/PD: Rama përdor gjykatën për të penguar hetimet


               Publikuar në : 18:23 - 11/02/19 |
el ida

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi për të mos i zgjatur më hetimet për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dhe PD e ka komentuar këtë si skenar për të shfajësuar Tahirin mbi akuzat për trafik droge.

Deputeti Flamur Noka tha se Partia Demokratike e kishte paralajmëruar faktin që Saimir Tahiri do të shfajësohet nga këto akuza me ndihmën e “drejtësisë së kontrolluar nga Rama”.

“Edi Rama nuk dha autorizim për arrestimin. Pastaj përdori Arta Markun për të shpërbërë grupin e prokurorëve. Tani po përdor gjykatën për të penguar vijimin e hetimeve pikërisht në kohën kur prokurorët presin përgjigje nga Mali i Zi për aktivitetin e Saimir Tahirit dhe lidhjes së tij me Habilajt.”

Noka u shpreh se nëse Mali i Zi nuk nuk kthen përgjigje në kohë, atëherë dosja e Tahirit do të shkojë në gjykatë e paplotë. Megjithatë, në dosjen e tij ka fakte të rënda të përfshirjes me Habilajt “sado që drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama ta lehtësojë Tahirin.”E.L

Pas