Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka reguar në tuiter lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për të strehuar qytetarët dhe bashkëpunëtorët afganë që po largohen nga vendi pas hyrjes së talebanëve.
Duke kujtuar besën e shqiptarëve, Kim shprehet krenare për miqësinë dhe aleancën.
“BESA – atëherë kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithnjë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë që ju kemi miqtë dhe aleatët tanë”, shkruan Ambasadorja./Opinion.al
“BESA – atëherë kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithnjë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë që ju kemi miqtë dhe aleatët tanë.” @USAmbAlbania Yuri Kim https://t.co/AoDjbKxzA9
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) August 15, 2021