Bota

Kaos në Afganistan, talebanët morën kontrollin e Pallatit Presidencial


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:49 - 15/08/21 |
Opi Nion

Situata mbnetet e tensionuar në Afganistan, pas ardhjes së talebanëve në Kabul, ndërsa gjithçka po zhvillohet shumë shpejt. Talebanët morën tashmë edhe kontrollin e pallatit presidencial në Afganistan, thanë sot dy komandantë të lartë në Kabul pasi Presidenti Asfar Ghani u largua nga vendi.

Nuk ka asnjë konfirmim nga qeveria afgane në lidhje me pretendimin e talebanëve, pasi nuk ka qenë e mundur të kontaktohen zyrtarët qeveritarë menjëherë.

Sidoqoftë, zyrtarët talebanë i thanë Reuters sot se nuk do të kishte një qeveri tranzitore në Afganistan dhe se grupi ishte në pritje të një kontrolli të plotë. Më herët, Presidenti afgan Ashraf Ghani u largua nga Afganistani, njoftoi të dielën ish -nënpresidenti Abdullah Abdullah. “Ish -presidenti i Afganistanit është larguar nga vendi,” tha Abdullah, i cili gjithashtu drejton Këshillin Suprem për Pajtimin Kombëtar, në një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook./Opinion.al

 

Pas