Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi/ Ja si do të zhdoganohen makinat e përdorura prodhim para vitit 2008

2018/01/29 at 7:00 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vendimi/ Ja si do të zhdoganohen makinat e përdorura prodhim para vitit 2008

Të gjithë ata që do të zhdoganojnë një makinë të përdorur të prodhuar para 2008-s, në rast se paraqesin një faturë jokorrekte me vlerë minimale, dogana për zhdoganim do të përdorë çmimet referencë.


Shefi i sektorit të Vlerësimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Oltion Kuke, në intervistën për gazetën thotë se udhëzimi i Ministrisë së Financave, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore” rinovon metodologjinë, ndërsa çmimet e referencës mbeten të pandryshuara. Eksperti i Doganave thotë se për çdo rast zhdoganimi mjetesh të importuara, doganat iu referohen transaksioneve. Sipas Kukes, në rast se lindin dyshime të arsyeshme.

Sipas Kukes, në rast se lindin dyshime të arsyeshme se nuk janë reale, për mjetet para 2008-s, detyrimi doganor i TVSH-së llogaritet mbi çmimet referencë, ndërsa pas këtij vit prodhimi, përdoren të dhënat e certifikuara të buletinit “Quattroroute”.

Prej dy ditësh ka hyrë në fuqi udhëzimi i Ministrisë së Financave, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”. Cili është qëllimi i miratimit të tij për procedurat e zhdoganimit të makinave të importuara?

Udhëzimi “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore” rinovon vetëm metodologjinë e zhdoganimit, pasi mjetet vjetrohen, ndërsa çmimet e referencës për vlerësimin e automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në buletinin “Quattroroute”, mbeten të pandryshueshme. Rinovimi i metodologjisë bëhet për të mbrojtur të ardhurat doganore. Ndërsa, në publikimin e buletinit “Quattroroute” të dhënat për makinat, të prodhuara në 10 vitet e fundit, rinovohen çdo 6 muaj. Edhe në vitin 2019, që do të jetë viti i fundit i 2009-s, makina me cilindrat 1400 cc do të ketë vlerën e referencës 130 mijë lekë.

Duke iu referuar udhëzimit, si do të kryhet zhdoganimi i makinave të importuara?

Gjithkush që vjen në doganë dhe kërkon të zhdoganojë një automjet të importuar duhet të ketë një faturë, se kur e ka blerë mallin, aktin e shitblerjes apo një dokument tjetër që vërteton blerjen e mallit. Këto janë dokumentet shoqëruese që dorëzohen në doganë. Mbi bazën e këtyre dokumenteve, dogana shqyrton rrethanat në të cilat është kryer transaksioni, profilizimi i riskut dhe nëse ka dyshime, kërkohen dhe shqyrtohen dokumentacione shtesë. Pra, fillimisht verifikohet transaksioni dhe nëse qytetari paraqet një faturë për blerje të një automjeti të një marke që kushton 32 mijë euro, ky është një çmim bindës. Në këtë rast, dogana nuk i referohet buletinit “Quattroroute”, por llogarit TVSH-në për mallin e blerë. Gjithmonë dokumenti i parë që kontrollohet është fatura. Fatura e automjeteve me vjetërsi mbi 10 vjet, që nuk i përmban buletini “Quattroroute” në të gjitha rastet blihen nga individët dhe jo nëpërmjet transfertave bankare dhe në këto raste lindin dyshime të arsyeshme për çmimin e shitjes. Dogana, për të mos humbur të ardhurat, duke qenë se nuk ka kohë investigimi apo hetimi të qindra e mijëra transaksioneve, nuk vepron më poshtë se çmimet e fiksuara për llogaritjen e detyrimit doganor.

Nëse një qytetar kërkon të zhdoganojë një makinë të prodhuar para 2008-s, por nuk disponon një faturë korrekte transaksioni, si do t’i llogaritet TVSH-ja për zhdoganimin?

Fillimisht, në këtë rast, qytetarit i kërkohet libreza e automjetit, në të cilin reflektohen të gjitha të dhënat. Elementi kryesor është cilindrati i makinës për t’iu referuar çmimit të referencës, të përcaktuar në tabelën e udhëzimit të Ministrisë së Financave. Në rast se makina është me cilindrat 2200 cc, çmimi i referencës për pagesën në doganë është 400 mijë lekë. Pra, vlera e këtij mjeti është 400,000×20% TVSH, detyrimi doganor është 80,000 lekë. Të gjitha këto veprime kryhen në deklaratën doganore. P.sh. për një makinë me cilindrat deri në 1400 cc, vlera doganore është 130 mijë lekë, për makinat mbi 1400 cc deri në 1900 cc, vlera doganore është 200 mijë lekë. Mbi këtë vlerë llogaritet TVSH-ja. P.sh. për një makinë që ka çmim reference  200 mijë lekë, TVSH-ja që do të paguhet do të jetë 40 mijë lekë. Mund të ketë raste që individi mund të vijë me faturë transaksioni me vlerë 2 mijë euro që i korrespondon çmimit referencë, sipas cilindratit.

Zhdoganimi do të kryhet duke iu referuar faturës. Por për të gjitha rastet kur mungon transaksioni, dogana për zhdoganimin përdor çmimet reference, pra, zhdoganimi nuk mund të bëhet me pak se çmimi i referencës. Ky është parimi i zhdoganimit. Pasi qytetari paguan detyrimin doganor, i dorëzohet deklarata doganore dhe mjeti është i zhdoganuar. Pra, ky është i vetmi detyrim që qytetari paguan në dogana, më pas, detyrimet e tjera lindin në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor dhe kolaudimin e mjetit. Pra, çmimet e referencës përdoren vetëm në rast se nuk ekziston transaksioni i blerjes së makinës, apo nuk është i besueshëm për makinat para 2008-s.

Çfarë dokumentacioni duhet t’i dorëzohen doganës për zhdoganimin e makinës së importuar?

Fillimisht, doganieri kërkon faturën e transaksionit dhe dokumentacioni, që përmban librezën e mjetit dhe aktin e shitblerjes, apo dokumentacion tjetër në rast se blerja është kryer nëpërmjet transfertës bankare. Në rast se një qytetar ka blerë një automjet me vlerë 32 mijë euro e paraqitur me faturë, dhe çmimi i referencës në buletin “Quantoranto” është 35 mijë euro, në këtë rast transaksioni i paraqitur është i besueshëm, i qëndrueshëm dhe merret për bazë në llogaritjen e vlerës së zhdoganimit. Pra, në të gjitha rastet, pa përjashtim, që paraqitin në doganë, fillimisht shqyrtohet transaksioni dhe dokumentacioni që paraqitet për mjetin. Besueshmëria mbi transaksionin bën që të merret parasysh ose jo, për të vlerësuar sipas buletinit të “Quantoranto”, ose nëse makina është mbi 10 vjet, do t’i referohemi të dhënave të çmimit të referencës, të përcaktuar në udhëzimin e Ministrisë së Financave./Dorina Azo Panorama

Etiketa: makinat para 2008vendimi


Ju sugjerojmë

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike
Aktualitet

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

29 Qershor, 2026 7:37 pm
Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë
Bota

Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë

29 Qershor, 2026 7:03 pm
Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

29 Qershor, 2026 5:33 pm
“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
Aktualitet

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

29 Qershor, 2026 4:36 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

29 Qershor, 2026 4:30 pm
“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Kronikë

Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

29 Qershor, 2026 4:21 pm
Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun
Politikë

Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun

29 Qershor, 2026 3:09 pm
Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin
Bota

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin

29 Qershor, 2026 2:29 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosi me armë 35-vjeçarin në Prrenjas, arrestohet autori i dyshuar

29 Qershor, 2026 2:16 pm
Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë
Bota

Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë

29 Qershor, 2026 2:11 pm
Para
Dymbëdhjetë ritualet e vogla që sjellin fat për të gjitha shenjat e horoskopit

Horoskopi, 29 Janar 2018

Parashikimi i motit, e enjte 21 Dhjetor

Parashikimi i motit për sot dhe nesër: Ja sa shkojnë temperaturat në mesditë

opinion lajm i fundit

Bëri fëmijët për spital, arrestohet nëna e dhunshme në Gramsh
















TE FUNDIT

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike
29 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë protesta e 30-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Tashmë e kthyer në traditë, qytetarët u...

Lexo më shumë

Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë

Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë
29 Qershor, 2026

Quhet Tsunami dhe është kthyer në simbol të shpresës pas tërmetit që goditi Venezuelën më 24 qershor. Ky qen 9-vjeçar i...

Lexo më shumë

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
29 Qershor, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sot kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut duke rrezikuar një sipërfaqe...

Lexo më shumë

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
29 Qershor, 2026

Brenda verës, qeveria do ta hedhë për konsultim publik ligjin e ri për investimet strategjike, i përshtatur me rregullat dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}