Rajoni

Vendimi i BE, Zaev konferencë me Ramën: Do i afrojmë më shumë popujt tanë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:28 - 23/06/21 |
Opi Nion

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në një konferencë për mediat në krah të kryeministrit Edi Rama ka folur lidhur me vendimin e vendeve anëtare të BE për të mos caktuar datën për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe RMV.

“Vendimi i BE-së është një dëshpërim i madh për ne por edhe një mossukses i politikës së Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Zaev, i cili për bllokimin nga Bullgari ka thënë se nuk është vlerë evropiane.

“Ne nuk jemi vetëm dhe nuk jemi të izoluar. Ne dhe populli shqiptarë kemi përpara rrugën e njëjtë drejt BE-së dhe ne nuk jemi vetëm, ndajmë politikën evropiane. Në këtë rrugë së bashku me ne janë edhe Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja”, është shprehur Zaev.

Më tej, kryeministri Zaev ka theksuar se popujt dhe qeveritë  e dy vendeve demonstrojnë vlera evropiane.

“Popujt tanë dhe qeveritë tona në mes të Ballkanit demonstrojnë vlera evropiane, ne me shpejtësi të madhe jemi nis në mënjanimin e barrierave dhe pengesave mes nesh. Kemi sfida të përbashkëta dhe kultura të përbashkëta. Këtu jam bashkë me kryeministrin Rama që të paralajmërojmë se edhe më shumë do ti afrojmë popujt tanë”.

Pas