Aktualitet

Arrestohet punonjësi i policisë, akuzohet për dhunë ndaj gruas dhe djalit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:53 - 23/06/21 |
Opi Nion

Një punonjës policie në Laç është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pasi akuzohet për dhunë në familje.

Në një njoftim zyrtar SHÇBA njofton se polici me iniciale N.Gj. 53 vjeç u vu në pranga pas kallëzimit për dhunë nga djali dhe bashkëshortja e tij.

SHÇBA fillimisht nisi verifikimet dhe administroi raportin mjeko-ligjor për dhunën e ushtruar ndaj gruas dhe djalit të policit.

Gjithashtu, SHÇBA i kërkoi Gjykatës së Kurbinit që të nxjerrë edhe urdhër-mbrojtje për të dy anëtarët e familjes

“Nga ana e specialistëve të SHÇBA u kryen të gjitha verifikimet për rastin në fjalë duke u administruar raporti mjeko-ligjor, si edhe duke i kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për nxjerrjen e urdhërit të mbrojtjes për dy shtetasit.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin”, thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas