Bota

Vendimet Putinit për Donetsk dhe Luhansk, Johnson: Të përgatitet për sanksione



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:55 - 21/02/22 |
Opi Nion

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka reaguar pasi Presidenti rus Vldaimir Putin njoftoi se njeh pavarësinë e Donetsk dhe Luhansk.

Johnson e ka konsideruar këtë vendim si shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe mos respektim i marrëveshjes së Minskut. Kryeministri britanik  thotë se njoftimi i Putinit është një tjetër tregues se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar në Ukrainë.

“Është një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës. Është një mohim i procesit të Minskut dhe marrëveshjeve të Minskut dhe mendoj se është një ogur shumë i keq dhe një shenjë shumë e errët.”

Johnson shprehet se Mbretëria e Bashkuar do të “vazhdojë të bëjë gjithçka që mundemi për të qëndruar pranë popullit të Ukrainës”, duke përfshirë përgatitjen e sanksioneve “të fuqishme” dhe vazhdimin e “fortifikimit” të krahut lindor të NATO-s.

Ka pasur disa spekulime se Britania dhe SHBA mund të armatosin një kryengritje ukrainase që do të rezistonte nëse Rusia do të pushtonte. Johnson thotë se pak vende i kanë dhënë Ukrainës llojin e “armëve mbrojtëse” që ka bërë Mbretëria e Bashkuar.

Ai shton se Mbretëria e Bashkuar do të “mendojë se çfarë mund të bëjmë më shumë për të mbështetur Ukrainën në atë që është një kohë shumë e errët dhe e vështirë”.

Pas