Bota

Vendi me 97 milionë banorë raporton viktimën e parë nga Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:39 - 31/07/20 |
Al Do

Vietnami ka pasur sukses në menaxhimin e situatës me koronavirus, pasi ka mbyllur kufijtë dhe ka aplikuar një strategji të karantinës dhe testimit masiv.

Ky vend ka regjisruar vetëm pak qindra raste në mars dhe prill dhe ka kaluar gati 100 ditë pa asnjë rast të ri, edhe pse ka kufi të gjatë me Kinën, vendin e origjinës së koronavirusit.

Por, javën e kaluar, një shpërthim i rasteve në Da Nang, qytet turistik në bregdet, ka shkaktuar alarm, pasi origjina e tyre nuk është identifikuar ende.

Media shtetërore konfirmoi se një pacient i infektuar me koronavirus, ka vdekur. Kjo është viktima e parë e raportuar në këtë vend me 97 milionë banorë.

Autoritetet po përpiqen ta ndalojnë shpërthimin dhe kanë dërguar personel shtesë mjekësor në Da Nang.

Në kryeqytetin Hanoi është rritur numri i testimeve, ndërsa janë ndaluar tubimet.

Në gjithë vendin, numri i rasteve ka arritur në 509./ Opinion.al

Pas