Aktualitet

Veliu i nxorri videon, reagon nëna e 15-vjeçarit që u dhunua nga policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:00 - 29/05/20 |
el ida

Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit, i cili u dhunua nga punonjës të policisë pranë Liqenit Artificial të Tiranës dy javë më parë, ka reaguar pasi drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, publikoi një video ku ajo shfaqet me pistoletë.

Çobo u shpreh se video është xhiruar gjatë filmit “Dashuria nuk mjafton”, ndërsa paralajmëroi se do të bëjë padi në prokurori për prishje imazhi ndaj Veliut.

“Unë e përgënjeshtroj 100% sepse është i vjedhur nga fb im dhe është shkëputur nga filmi “Dashuria nuk mjafton”. Nëse unë jam me precedentë penalë pse më kanë pranuar në Policinë e Shtetit? Kam bërë testimin dhe për dy pikë nuk e mora. Filmi është “Dashuria nuk mjafton”. Unë jam duke e ndjekur këtë çështje me struktura më lart se policia. Unë e kam thënë se në intervistat e mia që ndihem e kërcënuar. Nuk më ka ardhur asnjë gjobë për djalin. Janë përgënjeshtrime këto që po thonë. Nuk do rri pa e denoncuar këtë prishje imazhi, do shkoj në prokurori”, tha Çobo në një intervistë për Abc News.

Kujtojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka publikuar një video të Zaida Çobos, gjatë raportimit në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, ku ngriti dyshime edhe mbi edukimin familjar të 15-vjeçarit./Opinion.al

Pas