Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Racizmi po na ofrohet si alternativë për Tiranën

2022/11/18 at 3:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj: Racizmi po na ofrohet si alternativë për Tiranën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar edhe ditën e sotme me sulme kundrejt opozitës dhe në veçanti me kandidatët e saj për primaret në kryeqytet.


Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Njësisë 4 për buxhetin e vitit të ardhshëm, Veliaj u shpreh se alternativa e vetme që ofrohet sot nga kandidatët e opozitës për qytetarët është diskriminimi i të ardhurve.

“Mezi prisja të fillonte fushata se mendoja se do të sillnin ide të mira sepse, thashë, ndonjëri mund të ketë një ide më mirë si mund ta bëjmë një punë. Por, kur ti dëgjon nga goja e të gjithë kandidatëve përballë, që thonë: ‘na mbytën të ardhurit, unë nuk jam i ardhur dhe prandaj duhet të fitoj’, ti thua: ‘mendova se ti do të kandidosh me ndonjë ide të mirë, se ne këtu të gjithë të ardhur jemi’. Numri i atyre që janë 300-400 vjet tirons është shumë i vogël, madje edhe ata mërziten nga thënie të tilla, sepse këto pallate që ndërtohen te shtëpia e një tironsi, zgjidhin strehimin për 3-4 kurora që jetonin në një shtëpi me qerpiç, kurse sot jetojnë si njerëz”, tha Veliaj.

Ai tha se, në një qytet të destinuar të rritet, pasi çdo vit mbi 30 mijë njerëz zgjedhin të ndërtojnë një jetë më të mire këtu, do t’i jepet mundësia kujtdo që dëshiron të ketë historinë e tij të suksesit në Tiranë.

“Unë dua shumë që t’iu bëj një apel të gjithë atyre që kandidojnë: Eja të flasim për ide! Nuk mund të thuash që sot s’jam i ardhur, apo të tregosh që je racist, kur ky qytet, në fakt, është përkthimi i ambicies sonë për të shkuar te vendi ku janë më shumë mundësitë, ku ka shkolla më të mira, ku ka spitale më të mira, ku ka rroga më të mira, ku ka ekonomi më të madhe, ku ka Teatër, Opera, ku ka një stadium më të madh. Nëse ky qytet, njërin nga Tropoja e bëri president dhe kryeministër dhe tjetrin nga Skrapari e bëri president dhe kryeministër, atëherë ky qytet do t’i ofrojë mundësi çdo çuni dhe çdo goce që, pavarësisht ku ka lindur, pavarësisht si ia quajnë prindërit, pavarësisht çfarë tesere partie ka, duhet të ketë një shans në jetë si gjithë të tjerët”, vijoi Veliaj.

“Lider i mirë nuk është ai që tregohet racist dhe thotë ‘mbyllni qytetin, të ikin këta të ardhurit’. Lider i mirë është ai që thotë ky është destini ynë. Ne duhet t’i përshtatemi këtij qyteti që sot është 1 milion e 10 mijë,” nënvizoi kreu i Bashkisë. Ai tha se nga viti 2015, sipas INSTAT, është rritur dy herë e gjysmë vlera e pronës në Tiranë. Kjo, pasi qyteti është i pastër, jo si 7 vite më parë kur ishin plehrat mullarë, qyteti është i ndriçuar, ka urbanistikë, infrastrukturë etj.

 



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:15 am
Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Para
Rusia është gati për shkëmbimin e të burgosurve me SHBA-në

Rusia është gati për shkëmbimin e të burgosurve me SHBA-në

Ndryshimet në kongresin e ri amerikan

Ndryshimet në kongresin e ri amerikan

Kapet sasi rekord kanabis në Spanjë, arrestohen 20 persona

Kapet sasi rekord kanabis në Spanjë, arrestohen 20 persona
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
9 Korrik, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht ma vranësira...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 9 korrik 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
9 Korrik, 2025

Dashi Nxitimi juaj për të parë të kurorëzuara projektet e deritanishme, tregon paqëndrueshmërinë tuaj. Edhe në raport me partnerin do...

Lexo më shumë

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com