Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Gati të nisim punën për Terminalin Perëndimor të autobusëve, do zgjidhë trafikun

2022/12/18 at 8:43 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj: Gati të nisim punën për Terminalin Perëndimor të autobusëve, do zgjidhë trafikun

Në konsultimet për buxhetin e vitit të ardhshëm me banorët e Njësisë 11, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se terminali perëndimor i autobusëve, i dyti i Tiranës, do i japë zgjidhje trafikut dhe do disiplinojë udhëtarët e linjave interurbane. Ai tha se puna edhe për këtë terminal do të nisë para Vitit të ri.


“Sapo kemi firmosur kontratën për Terminalin te Kthesa e Kamzës. Ne duam të jemi porta hyrëse, të jemi lagjja e parë e Tiranës që i mirëpret të gjithë, por nuk duam që gjithë trafikun ta kemi poshtë pallatit. Më vjen mirë që kemi fituar gjyqet dhe më në fund, do të fillojmë para Vitit të Ri terminalin e Kthesës së Kamzës”, u shpreh Veliaj, ndërsa kujtoi se Bashkia e Tiranës e ka mbajtur fjalën si kurrë më pare për investimet në qytet.

“Njësia 11 ka formën e një trekëndëshi: Në njërin cep është shkolla “Andrea Stefani”, ku kemi siguruar një hapësirë fantastike për fëmijët; në cepin tjetër, ku puqemi me Njësinë 9, kemi bërë dy shkolla të reja: “Kristo Frashëri” dhe Vaçe Zela”, plus parashkollorin; në cepin fundor, ku takohemi me Kamzën, tek Universiteti Bujqësor kemi po ashtu dy shkolla të reja, shkollat “John Kennedy” dhe “Nënë Tereza”, edhe këto me parashkollor. Kjo ka qenë kërkesa kryesore: çerdhet, kopshtet, shkollat, dhe unë besoj se skuadra jonë, ekipi ynë, mund ta mbajë kokën lart. Nuk është çdo gjë perfekte, por kur vjen puna te fëmijët, çerdhet, kopshtet e shkollat, e kemi mbajtur fjalën 100%, si kurrë më parë, për një zonëë që deri dje, mund të konsiderohej si periferi, kurse sot ka shkolla, kopshtet e çerdhet më cilësore”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë veçoi ndër investimet në Laprakë edhe ato për bibliotekat dhe kinematë. “Njësia 11 është e vetmja njësi që ka kinemanë e saj, kinemaja “Maks Velo”. Po sot ka kinema edhe tek qendra Marubi, në Kinostudio, tek lagjja e re në Kombinat. Jam shumë i lumtur që kemi filluar një risi edhe me bibliotekën, edhe me kinemanë, për të dhënë një mesazh se ne, çunat e gocat e njësisë i kemi të gjithë njësoj. Nuk ka rëndësi nëse kanë lindur në periferi, apo në qendër të Tiranës. Ne duam që secili të ketë shansin e barabartë. Nuk ka rëndësi si e ka emrin mami, babi apo tesera e partisë. Kush është i mirë, kush ka talent, të ecë përpara, ne i japim gjithëve shansin njësoj,” deklaroi kryetari i Bashkisë.

Veliaj tha gjithashtu, se në Laprakë, ashtu si në zona të tjera të Tiranës, do të hapet edhe një qendër e re sociale. Ai nënvizoi faktin se falë investimeve të kryera nga bashkia, Lapraka nuk përmbytet më nga lumi i Tiranës.



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 korrik 2026

9 Korrik, 2026 7:50 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

9 Korrik, 2026 7:47 am
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Para
“Urime vëlla”, çfarë shkruan Neymar për Mesin pas fitores

“Urime vëlla”, çfarë shkruan Neymar për Mesin pas fitores

Ministri i Brendshëm i Kosovës për tensionet në kufi: Episod i luftës serbo-ruse

Ministri i Brendshëm i Kosovës për tensionet në kufi: Episod i luftës serbo-ruse

Video/Mes lotësh Lionel Messi përqafohet me nënën në fushë

Video/Mes lotësh Lionel Messi përqafohet me nënën në fushë
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 9 korrik 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
9 Korrik, 2026

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash prej...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 22 nëntor 2023
9 Korrik, 2026

Dashi Ditë e kënaqshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjërat do ju ecin më se...

Lexo më shumë

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}