Aktualitet

Vdekja e Lear Kurtit, dëshmojnë mjekët e Traumës: Mbërriti i pajetë në spital



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:22 - 31/10/22 |
Opi Nion

Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka marrë dëshminë e 6 mjekëve dhe infermierëve, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Tiranë, ku  32-vjeçari Lear Kurti ndërroi jetë pas shoqërimit të tij në komisariatin numër 3 në Tiranë.

Sipas Klan News, në dëshminë e tyre bluzat e bardha mësohet të jenë shprehur se i riu ka mbërritur i pajetë në spital.

Prokuroria po ashtu po ekzaminon pamjet e kamerave të sigurisë të Spitalit të Traumës. Veprimet e organit të akuzës, synojnë të hedhin dritë mbi një pjesë tjetër të hetimit që lidhet me gjendjen në të cilën ka shkuar ai në spital dhe mbi veprimet e mjekëve.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Lear Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit nga arresti kardiak që iu shkaktua si pasojë e overdozës, pasi gëlltiti qesen me kokainë. Ndërsa efektivët e policisë që shoqëruan Kurtin, janë pezulluar nga detyra.

Prokuroria më hërët bëri me dije se po heton për akuzën e veprimeve arbitrare dhe mosdhënie të ndihmës, por nuk ka emra të regjistruar si të dyshuar.

Pas