Aktualitet

Edvin Kondili, kandidati i dytë që aplikon për kreun e SPAK



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 31/10/22 |
Opi Nion

Prokurori Edvin Kondili ka depozituar ditën e sotme kërkesën për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ka shkuar kështu në dy numri i kandidatëve për drejtimin e SPAK.

Të premten ishte prokurori Adnan Xholi që depozitoi zyrtarisht kërkesën dhe shprehu interes për të qenë drejtuesi ri i SPAK.

Kondili është prokuror i SPAK që prej vitit 2019. Ai është diplomuar Prokuror në Shkollën e Magjistraturës. Po ashtu, Kondili ka qenë prokuror edhe në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Më 7 Qershor të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi Kondilin në detyrë pas procesit të Vettingut.

Hapja e garës për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, nisi në mes të shtatorit, pasi kreut aktual të Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja i përfundon mandati më 18 dhjetor, dhe sipas ligjit procedurat për drejtuesin e ri duhet të hapen 3 muaj më parë.

Pas shpalljes së thirrjes për vendin bosh në krye të SPAK, kandidatët do të kenë 45 ditë kohë për aplikim, duke bashkëngjitur edhe dokumentacionin e nevojshëm. Në vijim, në përfundim të këtij afati, KLP do të ketë në dispozicion edhe 45 ditë të tjera për t’u njohur me dokumentacionin dhe platformat e aplikantëve që do shprehin dëshirën për të kandiduar si dhe zhvillimin e seancave dëgjimore me secilin prej tyre.

 

Pas