Aktualitet

Vdekja e Kosta Grillos, Basha: Falë zërit të tij njohëm emocionet e…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 05/10/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpreh ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të komentatorit të njohur sportiv, Kosta Grillo, i cili humbi betejën me koronavirusin në moshën 59-vjeçare.

Grillo kishte një muaj në intubim në një spital në turqi, por nuk mundi të mbijetonte. Në postimin e tij, Basha e cilëson këtë një lajm të trishtë për sportdashësit, teksa ngushëllon familjarët, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.

“Fatkeqësisht komentatori i njohur sportiv, Kosta Grillo, e humbi betejën me COVID-19. Një lajm i trishtë për sportdashësit që falë zërit dhe profesionalizmit të tij kanë njohur emocionet e fushës së gjelbër. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve! U prehtë në paqe!”,-shkruan Basha./Opinion.al

Pas