Aktualitet

Vdekja e 32-vjeçarit, Berisha: Policia po gënjen njësoj siç bëri me Klodian Rashën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:06 - 20/10/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha jashtë dyerve të Parlamentit ka folur për vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurti.

Berisha tha se policia po gënjen, si me rastin e Klodian Rashës.

Më tej, Berisha shprehet se nga informacionet e marra, i riu është është keqtrajtuar nga uniformat blu dhe se në spital është dërguar i vdekur.

“Policia gjithnjë gënjen, siç tha për Klodian Rashën. Prisni kur të na thonë se në një pellg ishte një revole. E kam ndjekur, pse nuk paraqiti dokumentin, në një distancë të gjatë shumë. E kanë kapur, e kanë futur në makinë, janë sjellë shtazërisht me të dhe burimi thotë se në komisariat e kanë sjellë pa ndjenja ose të vdekur. nuk kanë marrë autoambulancë, nuk kanë thirrur autoambulancë, nuk e kanë çuar në spital, por de fakto në morg. Gjithçka tregon se është dora kriminale e vrasësve me uniformë që i morën shpirtin një 32-vjeçare. Kishte 1000 mënyra të tjera për t’u sjellë ndaj atij të riu”, tha Berisha./Opinion.al

Pas