Aktualitet

Balluku: Shqipëria do të shpërndajë gazin amerikan nga porti i Vlorës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 20/10/22 |
Opi Nion

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht edhe zv/kryeministrja, Belinda Balluku në fjalën e saj në Kuvend ditën e sotme bëri me dije se me ndërtimin e portit të Vlorës, Shqipëria do të shpërndajë gazin e lëngshëm amerikan në Ballkan, duke zëvendësuar gazin rus.

Po ashtu, Balluku tha se Shqipëria do të ndërtojë pjesën e parë të një nga projektet më të rëndësishme për sigurinë energjetike, atë të gazsjellësit Adriatik-Jonian.

“Me ndërtimin e portit të lundrueshëm të Vlorës do të vijnë të gjitha anijet, të cilat do të sjellin gazin e lëngshëm amerikan në Ballkan për të zëvendësuar gazin rus. Por kjo nuk ju pëlqen, se ju jeni financuar nga gazi rus. Taksirat e keni, por Shqipëria do të shpërndajë gazin amerikan nga porti i Vlorës. Shqipëria do të ndërtojë pjesën e parë të një nga projektet më në të rëndësishme për sigurinë energjetike; do ndërtojë pjesë e parë të gazsjellësit Adriatik- Joninan. Janë 33 kilometra që do të lidhin portin e lundrueshëm të Vlorës me pikën e daljes të TAP në Fier”, u shpreh Balluku./Opinion.al

Pas