Aktualitet

Pedagogët protestë kombëtare/ Kreu i sindikatave: Universitetet do të mbeten bosh



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:58 - 20/10/22 |
Opi Nion

Pedagogët kanë dalë ditën e sotme në protestë kombëtare, para godinës së Korpusit ashtu siç kishin paralajmëruar dhe më parë.

Në fjalën e tij, kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi u shpreh se me këtë lloj nënvlerësimi nga ana e qeverisë, universitetet do të bien gjithnjë e më poshtë dhe studentët shqiptarë nuk do të kërkojnë më të vijnë në auditore.

Ndër të tjera, Kovaçi bëri thirrje për protestë, për të parandaluar sipas tij që universitetet të mos shkojnë drejt greminës.

“Në këtë lloj nënvlerësimi të këtij sektori nga qeveritë në periudhën e tranzicionit, përfshirë rëndimin e kësaj situate me qeverinë aktuale këtu do të përfundojnë universitetet, do të bien gjithnjë e më poshtë dhe studentët shqiptarë nuk do të kërkojnë më të vijnë në auditoret tona. Ne do të ngelim me auditore pa studentë. Dhe që të mos ndodhë kjo në duhet të çohemi sot. Sot është momenti pa kthim për të ndjekur protestën tonë në mënyrë që të bëhet diçka për universitetet që të mos shkojnë drejt greminës. Në lidhje me trajtimin financiar të profesoriatit. Nuk ka vend, kemi bërë krahasimin me rajonin, por synimi ynë është të ndryshojmë sistemit tonë të raportit mes studentit dhe pedagogut pasi aktualisht është  një distancim mes studentëve dhe pedagogëve. Pedagogu jep mësim gjithë vitin dhe në fund i merr vetëm njëherë studentët në kontrollin e njohurive, në kundërshtim me gjithë praktikën e kohëve të fundit, evropiane apo amerikane, të cilët e kanë korrigjuar këtë sistem”, tha Kovaçi.

Kujtojmë se e enjtja shënon ditën e katërt të bojkotit të procesit mësimor. Pedagogët janë shprehur se bojkoti do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave nga ana e qeverisë, ku më kryesorja është rritja e pagave.

Nga ana tjeter, kryeministri Edi Rama ka deklaruar vazhdimisht se nuk do të ketë rritje rrogash, të paktën deri në përfundimin e periudhës së dimrit./Opinion.al

Pas