Bota

Vdekja e 18-vjeçares, hetimet: U fsheh se kishte marr një dozë të vaksinës  



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:57 - 29/01/22 |
Opi Nion

Stafi mjekësor i spitalit Lavagna e dinte se Camilla Canepa, 18-vjeçarja që vdiq pas vaksinimit, kishte marrë një dozë Astra Zeneca.

Kjo është ajo që rezultoi nga seancat dëgjimore të mjekëve të bëra nga prokurorët Francesca Rombolà dhe Stefano Puppo së bashku me prokurorin Francesco Pinto, të cilët po hetojnë vdekjen e studentes më 10 qershor nga një trombozë.

E reja ishte vaksinuar gjatë një dite të hapur vaksinimi.

Prokurorët kishin thirrur mjekët për të verifikuar pse në dokumentacionin klinik të shtrimit të parë nuk tregohej se e reja kishte marrë vaksinën Astra- Zeneca.

Më tej, hetimi zbuloi se Camilla i dërgoi një mesazh në celular një të njohuri se po mbahej në spital “për vaksinën”. Megjithatë, enigma pse nuk ishte shkruar në kartelën mjekësore ky element, mbetet.

Camilla ishte vaksinuar më 25 maj dhe më 3 qershor ajo shkoi në spitalin e Lavagna për një dhimbje koke shumë të fortë dhe ndjeshmëri ndaj dritës. E reja ishte kthyer në shtëpi të nesërmen, pas një skaneri pa kontrast, pavarësisht se trombocitet ishin në rënie. Ajo u kthye në të njëjtin spital më 5 qershor në gjendje të rëndë për shkak të një tromoboze. E transferuar në Poliklinikën San Martino në Genova, ajo u operua në kokë, por vdiq më 10 qershor. Në shtrimin e dytë në spitalin Lavagna, u tregua për vaksinimin. Në maj ekzistonin indikacionet e para për të diagnostikuar sindormën e postvaksinimit, që parashikonte procedimin edhe me një skaner me kontrast./Opinion.al

Pas