Aktualitet

Vatrat e zjarrit në Ishëm, digjet automjeti i zjarrfikëses


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:30 - 31/07/21 |
Opi Nion

Disa vatra zjarresh vijojnë të jenë aktive në veri të Durrësit.

Mësohet se në fshatin Shetaj pranë Kepit të Rodonit dhe në zonën e Ishmit  janë përfshirë nga flakët sipërfaqe të mëdha toke.

Disa skuadra të repartit zjarrfikës prej disa ditësh po punojnë për vënien e zjarreve nën kontroll. Problem mbeten zonat e thella pasi autobotet e kanë të pamundur të ndërhyjnë.

Ndërkohë nga pamjet e siguruara nga ABCNews, shihet se nja kamion i zjarrfikësve është djegur plotësisht. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Pas