Duket se ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë ngjallur debat jo vetëm në Kuvend, por dhe jashtë tij.
Deputeti i opozitës Halit Valteri është përfshirë në debate të ashpra me përfaqësuesin e PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri.
Ende nuk është zbardhur konkretisht çfarë ka diskutuar Valteri me Gjiknuri, por ata janë parë duke debatuar ashpër me njëri-tjetrin sa u desh ndërhyrja e truprojave për t’i ndarë edhe pse nuk pati konflikt fizik të ashpër.
Kujtojmë që disa nga deputetët e opozitës parlamentare kanë deklaruar votën e tyre kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor./ Opinion.al