Aktualitet

Vala e të nxehtit në vend, Ministria e Mbrojtjes thirrje mbrojtjes civile


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:31 - 27/07/21 |
Opi Nion

Nisur nga parashikimet e meteorologëve për valën e nxehtësisë që do të prekë vendin tonë duke nisur nga dita e sotme me temperatura deri në 41 gradë Celsius, Ministria e Mbrojtjes ka dalë në një deklaratë zyrtare duke kërkuar që strukturat e mbrojtjes civile të vijojnë të jenë në gatishmërinë të plotë për menaxhimin e situatave të shkaktuara nga zjarri.

Nëpërmjet një njoftimin bëhet me dije se aktualisht është aktive një vatër zjarri në pyllin e Krastës, Bashkia Krujë e cila është vënë nën kontroll nga forcat operacionale të cilat po punojnë për shuarjen e saj.

Ndër të tjera Ministria u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në zonat ku paraqitet rrezik më i lartë dhe të gjithë ata që shkaktojnë situata të tilla nga pakujdesia apo të qëllimshme do të vihen përpara përgjegjësisë penale.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Duke vlerësuar situatën e shkaktuar nga zjarret në vëndin tonë gjatë muajit korrik kemi pasur një rritje të ndjeshme në numër të zjarreve, kjo si pasojë e thatësirës së krijuar nga kushtet e motit e cila ka favorizuar marrjen e përmasave të zjarreve dhe zgjatjen e tyre në kohë.

Të gjitha kapacitetet dhe strukturat e emergjencave civile kanë punuar për normalizimin e tyre dhe janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate emergjente të mundshme. Aktualisht është aktive një vatër zjarri në pyllin e Krastës, Bashkia Krujë e cila është vënë nën kontroll nga forcat operacionale të cilat po punojnë për shuarjen e tij.

Sipas informacioneve të marra nga IGJEUM mbi kushtet e motit gjatë ditëve në vijim, temperaturat në vëndin tonë do të jenë relativisht të larta deri në 41°C. Kërkohet nga strukturat e mbrojtjes civile të vijojnë të jenë në gatishmërinë të plotë për menaxhimin e situatave të shkaktuara nga zjarri.

Ndërkohë iu bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zonat ku paraqitet rrezik më i lartë, gjithashtu të gjithë ata që shkaktojnë situata të tilla nga pakujdesia apo të qëllimshme do të vihen përpara përgjegjësisë penale.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri për menaxhimin e çdo situate emergjente që mund të përballemi gjatë këtyre ditëve të nxeh

Pas