Kryesore

Përplasja Basha-Veliaj, Gjykata e Lartë: Kompetencë e GJKKO


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:48 - 27/07/21 |
Opi Nion

Të gjitha akuzat për shpifje të cilat bëhen për zyrtarët e lartë do të hetohen nga SPAK dhe do të gjykohen nga GJKKO.

Më poshtë është siguruar vendimi i marrë nga Gjykata e Lartë pas përplasjes për ‘kompetencë lëndore’ të GJKKO dhe Gjykatës së Tiranës se cili prej institucioneve e ka në kompetencë gjykimin e akuzës për shpifje të bërë në drejtim të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt nga Lulzim Basha, kryetar i PD-së.

Bëhet me dije se ky vendim i Gjykatës së Lartë është unifikues dhe do të përdoret si precedent për çështjet e tjera të ngjashme.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2020 PD paditi Velian në Gjykatën e Tiranës, duke argumentuar se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, që lidhen me pasurinë e Bashës, akuza të cilat sipas PD janë bërë me qëllim që t’i dëmtojnë imazhin kryedemokratit./Opinion.al

Pas