Bota

Vala e dytë e COVID-19 në Itali, rekord viktimash në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:33 - 10/11/20 |
Opi Nion

Vijon të përkeqësohet situata e pandemisë COVID-19 në Itali. Në 24 orët e fundit është shënuar një numër rekord viktimash, shifër që nuk regjistrohej prej 14 prillit 2020.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 580 persona, ndërsa janë shënuar 35.098 raste të reja.

Lombardia mbetet rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve me 10.955 raste të reja në 24 orët e fundit, e ndjekur nga Piemonte me 3.659 raste dhe më pas vjen Veneto me 2.763 raste.

Prej fillimit të pandemisë Italia shënon 995.463 të infektuar dhe 42.330 viktima./Opinion.al

Pas