Kryesore

Vaksina/ Pse na ndihmoi shteti i BE? Rama: Se më keni mua kryeministër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:27 - 11/01/21 |
Opi Nion

Sot në Shqipëri fillon fushata e vaksinimit kundër COVID-19. Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama ka thënë se vaksina është siguruar përmes një vendi të BE, të cilin nuk mund t’ia tregonte emrin.

Rama tha se një nga arsyet pse shteti i BE ndihmoi Shqipërinë është për faktin se ai është kryeministër. Më tej, Rama shpjegoi dhe arsyen pse ky shtet ka kërkuar ruajtjen e konfidencialitetit.

Në këtë konferencë, Rama gjithashtu bëri me dije se ai do e merrte vaksinën ditën e sotme.

“Përsa i përketë zhdoganimit, procesi ka filluar ditën e premte dhe sot në orën 9 është kryer si proces për shkak të gjithë hapave që duheshin ndjekur sepse vendi që na i ka dhënë vaksinat ka kërkua konfidecialitet. Sigurisht që në një ditë të caktua shpresoj ta them e ta falënderoj para shqiptarëve. Dhe vendet e tjera kanë kërkuat konfidencialitet. Kërkojnë konfidencialitet, pse? Për një arsye shumë të thjeshtë, se këto që e bën për Shqipërinë nuk do që tre apo katër, dhjetë vende të tjera ti thonë bëje dhe për ne. Pse e bën për Shqipërinë? S’më takon mua t’ua them, por një nga arsyet është se keni Edi Ramën kryeministër.”-tha Rama./ Opinion.al

Pas