Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vajzat e aksidentit tragjik të Himarës: Si ka qenë jeta jonë, këto 4 vite

2016/10/19 at 11:09 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vajzat e aksidentit tragjik të Himarës: Si ka qenë jeta jonë, këto 4 vite

Jeta e Elidona Gjinajt, Mirsie Bibës, Besjana Xhenetit dhe Eranda Bardhos është shenjuar nga aksidenti i 21 majit 2012.


Katër vajzat e mbijetuara treguan për herë të parë në “Pasdite në Top Channel” se si ka vazhduar jeta e tyre pas atij udhëtimi që përfundoi në tragjedi.

Elidona Gjinaj – 25-vjeçarja tregoi se rikthimi në universitet 6 muaj pas aksidentit ishte mjaft i vështirë. “Të gjitha trajtimet për riaftësimin i kam kryer jashtë, gjithçka me ndihmën e familjes. Në tetor u kthyem në universitet, ishte si një varrim pa kufoma”, rrëfeu Elidona në “Pasdite në Top Channel”. Në aksident ajo ka humbur shoqen e saj që ishte ulur pranë. “Ishim ulur në sedilje bashkë me Dorin. Nuk mund ta besoja atë që ndodhi më pas. E vizitoj mjaft shpesh familjen e Dorit dhe mbaj kontakte me ta për gjithçka”, tregon vajza nga Laçi.

Pas aksidentit, Elidona thotë se është bërë me shumë fobi, aq sa për një kohë të gjatë nuk ka udhëtuar me autobus. Ende nuk ka krijuar një familje dhe thotë se trauma shpirtërore që la pas ai aksident nuk do t’i kalojë kurrë.

Mirsie Biba – E konsideron jetë të dytë atë që po bën pas 21 majit të vitit 2012. “Më kujtohet dita e aksidentit. Shoqja ime që humbi jetën në këtë tragjedi ishte ulur në të njëjtën sedilje me mua. Po flisnim për të kaluarën. Mbaj mend që ishte qetësi.” thotë Mirsia. Problemet fizike pas aksidentit ishin të shumta për vajzën nga Kavaja. Acidi i baterisë së autbousit ia dëmtoi të dy sytë dhe për një kohë të gjatë shikimi ishte i pamundur për të. Ndërkohë, një sfidë tjetër ishte ringritja në këmbë.

Besjana Xheneti – Është ndoshta vajza më fatkeqe e tragjedisë së 21 majit. Në këtë aksident ajo humbi të fejuarin, i cili kishte ardhur për ta shoqëruar në këtë udhëtim. “Është pengu im më i madh. I kërkova të vinte me mua. Fola me pedagogët dhe më lejuan që ta merrja”, tregon e përlotur Besjana. Me familjarët e të fejuarit mban kontakte dhe thotë se nuk e kanë bërë kurrë fajtore për atë që ndodhi, por mendon se jeta e saj do të jetë përherë jo e lumtur për shkak të kësaj ngjarjeje.

Eranda Bardho – Për shumë kohë pas aksidentit ka qëndruar në karrike me rrota. Në kohën kur ndodhi ngjarja ka qenë e fejuar, ndërkohë që sot është e martuar dhe ka një vajzë 3 vjeç. Është e vetmja e mbijetuar e aksidentit që ka krijuar një familje, megjithëse gjatë kohës së rekuperimit thotë se e ka vuajtur shumë faktin se njerëzit i kërkonin familjes së të fejuarit ta ndanin sepse ishte në karrike me rrota.

“Mendoja se do ta merrja veten shumë shpejt dhe me kalimin e kohës do ishte më e lehtë, por jo. Çdo ditë bëhet edhe më e vështirë. Në familjen time 21 maji festohet edhe si rilindje, babi ma feston ditëlindjen dy herë”, thotë Eranda gjatë intervistës me Jonida Shehun. Tragjedia që u ndryshoi jetën nuk do të harrohet kurrë nga këto vajza. Megjithatë, ato nuk u dorëzuan, përfunduan studimet dhe sot të gjitha janë të diplomuara. Ato kërkojnë një punë në mënyrë që ta rindërtojnë jetën që thonë se u është dhuruar për të dytën herë.

Më 24 Maj, 2012 ndodhi tragjedia e Himarës. Një autobus me studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit që kthehej nga një ekspeditë në jug, ra në greminë pranë qafës së Vishës. 13 të rinj mbetën të vdekur dhe 20 të tjerë të plagosur, shumica prej tyre në gjendje të rëndë.

 



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Foto/ Fansat e Beyonce presin veten “në nder të saj”, pas incidentit që pati në koncert

Foto/ Fansat e Beyonce presin veten “në nder të saj”, pas incidentit që pati në koncert

Krujë, shkon në 1.3 ton sasia e kanabisit të sekuestruar, ndalohen 11 persona

Krujë, shkon në 1.3 ton sasia e kanabisit të sekuestruar, ndalohen 11 persona

Foto galeri/ Michelle Obama tërheq vëmendjen në darkën e fundit si zonjë e parë

Foto galeri/ Michelle Obama tërheq vëmendjen në darkën e fundit si zonjë e parë
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}