Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ushtria izraelite përgjegjëse për sulmin që vrau një gazetar e plagosi 6 të tjerë”

2023/12/07 at 4:41 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ushtria izraelite përgjegjëse për sulmin që vrau një gazetar e plagosi 6 të tjerë”

Agjencitë e lajmeve ‘Reuters’ dhe ‘AFP’ kanë publikuar rezultatet e hetimeve të veçanta, lidhur me një sulm të muajit tetor në pjesën jugore të Libanit, ku u vra një gazetar dhe u plagosën gjashtë të tjerë. Gjetjet e tyre tregojnë se gazetarët u goditën nga predhat e tankeve izraelite.


Secila prej agjencive të lajmeve punoi me ekspertë të jashtëm për të shqyrtuar pamjet filmike, imazhet satelitore, dëshmitë nga të pranishmit dhe copëza të municioneve. Hetimet e tyre arritën në përfundimin se gazetarët u qëlluan nga predha tankesh prej 120 mm, që përdoren vetëm nga ushtria izraelite.

Sulmi ndodhi më 13 tetor, kur gazetarët shkuan pranë fshatit kufitar libanez Alma al-Chaab për të filmuar zonat ku kishte patur përleshje ndërkufitare mes ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve palestinezë.

Agjencitë e lajmeve thanë se gazetarët ishin identifikuar qartë si përfaqësues të shtypit, e kishin veshur xhaketa dhe helmeta me shenja dalluese.

Grupi i gazetarëve u godit nga dy predha të njëpasnjëshme, thanë agjencitë e lajmeve. Gazetari i agjencisë së lajmeve ‘Reuters’, Issam Abdallah humbi jetën, ndërsa dy nga kolegët e tij nga e njëjta agjenci, si dhe një gazetar i AFP-së, mbetën të plagosur.

“Ne e dënojmë vrasjen e Issam-it”, tha përmes një deklarate kryeredaktorja e agjencisë së lajmeve Reuters, Alessandra Galloni. “I bëjmë thirrje Izraelit që të sqarojë se si mund të ketë ndodhur një gjë e tillë dhe të mbajë përgjegjës autorët e sulmit për vrasjen e tij dhe plagosjen e Christina Assi-t të AFP-së, kolegët tanë Thaier Al-Sudani dhe Maher Nazeh dhe tre gazetarët e tjerë. Issam ishte një gazetar i shquar dhe pasionant, i cili gëzonte respekt të veçantë në Reuters”.

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ citoi nënkolonelin Richard Hecht, zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, të ketë thënë se: “Ne nuk vëmë në shënjestër gazetarët”.

Drejtori i AFP për lajmet ndërkombëtare, Phil Chetwynd, i bëri thirrje Izraelit që të japë një shpjegim të qartë të asaj që ndodhi.

“Goditja e një grupi gazetarësh që u identifikuan qartë si pjesëtarë të medias është i pashpjegueshëm dhe i papranueshëm”, tha zoti Chetwynd.

Organizata “Human Rights Watch” zhvilloi hetimin e vet për sulmin dhe tha të enjten se gjetjet e saj “tregojnë se gazetarët ishin larg nga zonat e luftimeve, qartësisht të identifikueshëm si anëtarë të medias dhe kishin qëndruar të palëvizshëm për të paktën 75 minuta përpara se të goditeshin nga dy predha të njëpasnjëshme”.

Organizata HRW tha se nuk kishte prova për një objektiv ushtarak pranë vendit ku po punonin gazetarët. Grupi tha se sulmet “me sa duket ishin të qëllimshme ndaj civilëve, çka është krim lufte”.

Amnesty International gjithashtu bëri hetime për sulmin, duke arritur në përfundimin se ishte “një sulm i drejtpërdrejtë ndaj civilëve që duhet të hetohet si një krim lufte”.

“Ata që janë përgjegjës për vrasjen e paligjshme të Issam Abdallah-ut dhe plagosjen e gjashtë gazetarëve të tjerë duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha në një deklaratë zëvendësdrejtoresha rajonale e organizatës Amnesty International për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Aya Majzoub.

“Asnjë gazetar nuk duhet të vihet në shënjestër apo të vritet thjesht se po bën detyrën. Izraeli nuk duhet të lejohet të vrasë dhe sulmojë gazetarë pa u ndëshkuar. Duhet të zhvillohet një hetim i pavarur dhe i paanshëm për këtë sulm vdekjeprurës”.



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Rritet bilanci, mbi 17 mijë palestinezë të vrarë në luftën në Gaza

Rritet bilanci, mbi 17 mijë palestinezë të vrarë në luftën në Gaza

Operacioni policor kundër lojërave të fatit në Durrës, 13 persona të arrestuar

Operacioni policor kundër lojërave të fatit në Durrës, 13 persona të arrestuar

Ekzekutimi i Elton Javorit, si nisi konflikti mes viktimës dhe autorit

Ekzekutimi i Elton Javorit, si nisi konflikti mes viktimës dhe autorit
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}