Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ushtria amerikane përgatitet për “skenarin më të keq” nga koronavirusi

2020/04/06 at 8:16 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ushtria amerikane përgatitet për “skenarin më të keq” nga koronavirusi

Ushtria amerikane po përgatitet për skenarin më të keq në betejën me koronavirusin. Kështu deklaron Gjeneral Terrence O’Shaughnessy, kreu i Komandës Veriore Amerikane, i cili shpjegon masat që po merr ushtria për të reaguar në përgjigje të krizës.


Gjeneral O’Shaughnessy thotë se ushtria po e trajton këtë krizë si periudhë lufte:

“Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i ka shpallur luftë epidemisë së COVID-19, prandaj po veprojmë si në kohë lufte dhe po e trajtojmë si një fushatë të madhe ushtarake”.

Gjenerali foli me agjencinë e lajmeve Reuters në një intervistë nga Baza Ajrore Petersen në Kolorado Springs të Kolorados. Ai shpjegoi se një kontigjent ushtarak është dislokuar në kompleksin e maleve Shajen që u ndërtua si bazë mbrojtëse nga kërcënime bërthamore.

“Ndodhet 550 metra nën tokë, nën shtresën e granitit që ofron mbrojtje të shkëlqyer, jo vetëm ndaj rrezikut bërthamor, por shërben edhe në këtë rast për të izoluar një kontigjent”.

Kreu i Komandës Veriore amerikane tha se ushtria po ofron mbështetje në operacionet federale për të vënë nën kontroll situatën në vatrat më të nxehta të sëmundjes:

“Kemi dislokuar kapacitete në Nju Jork, po ashtu në Kaliforni dhe në shtetin e Uashingtonit. Dislokimet më të fundit janë në Nju Orleans dhe Dallas. Gjatë gjithë kohës jemi në bashkërendim me Pete Gaynor, administrator i Agjencisë Federale të Emergjencave, për të identifikuar zonat që janë më në rrezik dhe ku nevojitet ndihma jonë”.

Gjenerali nuk pranoi të deklaronte sa sa ushtarë në territorin amerikan janë diagnostikuar me koronavirus, duke cituar shqetësime sigurie, por pohoi se virusi paraqet një sfidë të madhe për operacionet ushtarake.

Rreth 1000 detarë nga kryqëzori amerikan USS Theodore Roosevelt, apo një e pesta e ekuipazhit të tij, ishin në karantinë në një bazë detare në Guam. Marina Ushtarake po përpiqet të vërë nën kontroll shpërthimin e infeksionit në kryqëzor,

Evakuimi i personelit filloi të mërkurën, një javë pas raportimit të rastit të parë në Aeroplan-mbajtëse dhe pasoi nxjerrjen e një letre të fortë në adresë të komandës së Marinës nga kapiteni i kryqëzorit duke kërkuar “përgjigje të vendosur” për të vënë nëm kontroll epideminë.

Megjithëse aeroplanmbajtësja USS Theodore Rooseveld nuk është nën komandën e Gjeneralit O’Shaughnessy, ai tha se po e ndjek nga afër situatën dhe donte të ishte i informuar. Ai shprehu gjithashtu shqetësim për mirëqënien e personelit shëndetësor, si civilë, ashtu edhe nga radhët e ushtrisë, të cilët janë në vijën e frontit në këtë betejë.

“E dimë që gjenden në një situatë dhe rrethana ekstreme,” tha gjenerali.

“Po përgatitemi për skenarin më të keq. Ne duam të jemi përgatitur për të përmbushur çfarëdo detyre që kërkohet prej nesh në këtë situate. Jemi gati për të reaguar me një strategji mbarë-kombëtare”.

Ashtu si sektori civil që po e studion situatën dhe po përshtatet në kohë reale, edhe ushtria, tha Gjeneral O’Shaughnessy po nxjerr mësime dhe po adaptohet nga rrethanat në ndryshim të kësaj krize./VOA



Ju sugjerojmë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Para
Meta mesazh për sportin dhe mjekët: Së bashku do ia dalim

Meta mesazh për sportin dhe mjekët: Së bashku do ia dalim

Vasili: Nëse SPAK i shmanget hetimit të blerjes së votave, vdes pa lindur

Shqiptarët e bllokuar në kufi, Vasili: Rri Pandi rri, mos e shqetëso Ramën

Një tigër në Nju Jork infektohet me koronavirus

Një tigër në Nju Jork infektohet me koronavirus
















TE FUNDIT

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
16 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të...

Lexo më shumë

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
16 Qershor, 2026

Tensione jashtë fushës për Iranin në Botërorin 2026, pasi sulmuesi Mehdi Taremi ka denoncuar një situatë “shumë stresuese” të lidhur...

Lexo më shumë

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e mendon ende dorëheqjen, pavarësisht protestave në vend kundër tij. Në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}