Bota

“Ultimatumi i rusëve në qytetin ukrainas: Dorëzohuni ose i’u thyejmë me artileri”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:43 - 02/03/22 |
Opi Nion

Kryetari i bashkisë së Konotop në Ukrainë, Artem Semenikhin, tha se trupat ruse që hynë në Konotop u dhanë një ultimatum autoriteteve lokale. Nëse banorët rezistojnë, qyteti do të shkatërrohet nga artileria.

 “Ata (rusët) na vunë një kusht. Tani po të fillojmë rezistencën, ata thanë se do e thyejnë qytetin me artileri”, tha kryebashkiaku i Konotopit duke folur në shesh para banorëve të qytetit.

 Në të njëjtën kohë, ai pyeti banorët e mbledhur të qytetit nëse do të luftonin për Konotop.

“Unë jam për të luftuar. Vendimi është marrë të gjithë së bashku, sepse artileria është drejtuar ndaj nesh,”-shtoi Semenikhin.

 

Pas