InstaBIZ

Ulen tensionet mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt, marrin vendimin e madh


               Publikuar në : 11:30 - 15/07/19 |
el ida

Duket sikur tensionet në marrëdhënien e Brad Pitt me Angelina Jolie, mund të jenë ulur disi. Sipas “People” aktori 55-vjeçar do të kalojë verën me gjashtë fëmijët e tij ndërkohë që ish-partnerja do të merret me xhirime në New Mexico.

Sipas burimeve pranë tyre, Jolie ka kontaktuar me Pitt dhe i ka ofruar atij mundësinë për t’u kujdesur për fëmijët, duke bërë kështu një hap të madh e pozitiv për fëmijët e tyre, si dhe duke shënuar një pikë kthese për marrëdhënien mes ish-çiftit.

“Angelina do të kalojë shumë kohë duke xhiruar ‘Those Who Wish Me Dead’, kështu që ajo kontaktoi me Brad dhe i ofroi atij shansin për t’u kujdesur për fëmijët”, thotë burimi.

Ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt në shator të vitit 2017-të është padyshim ndër më të bujshmet e viteve të fundit, pasi ata thyen imazhin e çiftit perfekt duke nisur një betejë ligjore tepër të ashpër për divorcin dhe kujdestarinë e 6 fëmijëve të tyre, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjaket Vivienne dhe Knox.

Pas