Bota

Suedi, asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit


               Publikuar në : 11:44 - 15/07/19 |
el ida

9 persona humbën tragjikisht jetën të dielën, pasi avioni i tyre u rrëzua menjëherë pasi ishte ngritur në fluturim pranë Umea, një qytet i vogël universitar në Suedinë veriore.

Avioni i vogël, GippsAero GA8 Airvan, i përdorur për të transportuar parashutistët, u rrëzua në ishull rreth orës 14:00, pasi ishte nisur nga aeroporti Umea.

Sipas autoriteteve viktimat ishin suedezë, ndërsa vetëm njëri prej tyre mbante shtetësi të dyfishtë, sidoqoftë identitetet e tyre nuk janë zbuluar.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, ndërsa sipas BBC, disa dëshmitarë të ngjarjes thanë se kishin parë parashutistët që po tentonin të hidheshin, pak çaste përpara se mjeti të rrëzohej.

“Dëgjova një zhurmë të çuditshme, që nuk ngjante normale. Ngrita sytë dhe pashë një avion që rrotullohej”, tha një dëshmitar. “Fillimisht mendova se ishte një numër akrobatik, por shumë shpejt kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte”, shtoi një banor i ishullit./Opinion.al

 

 

 

 

 

Pas