Bota

Ukraina: Nga shtatori mund të eksportojmë 3 milionë tonë drithëra



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:51 - 16/08/22 |
Opi Nion

Ukraina mund të eksportojë 3 milionë tonë drithëra nga portet e saj në shtator dhe në të ardhmen mund të jetë në gjendje të eksportojë 4 milionë në muaj, tha të martën zëvendësministri i Infrastrukturës në Ukrainë, Yuriy Vaskov.

Ai tha se Ukraina ka pranuar aplikime për 30 anije që do të eksportonin drithëra në dy javët e ardhshme.

Moska dhe Kievi arritën marrëveshje muajin e kaluar për rikthimin e eksporteve të drithërave. Marrëveshja u arrit nën ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së dhe kishte synim zhbllokimin e tri porteve ukrainase, që ishin bllokuar qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Marrëveshja kërkon që një ekip ndërkombëtar, i përbërë nga zyrtarë nga Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina të mbikëqyrin inspektimet dhe kalimin e anijeve nëpër Bosfor./REL

Pas