Bota

Zelensky shkarkon krerët e shërbimeve sekrete



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:59 - 16/08/22 |
Opi Nion

Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky shkarkoi nga detyra krerët e shërbimeve sekrete të katër departamenteve rajonale të Ukrainës.

Sipas dekreteve të publikuara në faqen e internetit të presidentit, Serhiy Zayats u shkarkua nga posti i kreut të drejtorisë kryesore të SBU në rajonin e Kievit. Yuriy Boreichuk u shkarkua nga posti i kreut të drejtorisë kryesore të SBU në rajonin Ternopil.

Ndërsa, Artem Bondarenko u zhvendos nga posti i kreut të drejtorisë kryesore të SBU në rajonin e Lviv, në kreun e drejtorisë kryesore të SBU në Kiev dhe rajonin e tij./Opinion.al

Pas